Shoqëria „Lëvizja“,shoqëri e regjistruar në Maqedoni!
Në takimin e përbashkët mes Kryesisë së Shoqërisë „Levizja“me seli në Prishtinë,e kryesuar nga Kryetari Xhevat Bislimi dhe Degës në Maqedoni nga Kryetari Hulusi Beqiri,u raportua mbi aktivitetet e deritanishme dhe hapat në vazhdim.Hulusi Beqiri mes aktiviteteve të tjera,njohtoi se tanimë shoqëria“Levizja“ është shoqëri e regjistruar në organet e Republikes së Maqedonisë,me çka i lehtësohet aktiviteti i sajë,për zhvillimin e projekteve të parapara në programin e vetë.Anëtarët e Krysisë Qëndrore shprehen të kënaqur me të ariturat e Deges në Maqedoni,duke uruar për punë të mbarë.“Njerëzit e kalitur të Betimit të madhë,nukë ndalin rrugën e Amanetit“,tha mes tjerash Kryetari Xhevat Bislimi,ndërsa Sekretari Emrush Xhemajli,mes tjerash tha:“Lodhje nukë ndjejmë as Ne dhe as Ju,por unë ndajë knaqësinë për të ariturat e Juaja në njërën anë dhe në anën qeter shpreh „xhelozinë“se si duket do të jemë të ngushtuar që tė pranojmë që shtëpia e Lëvizjes të ndërtohet këtu,ku dot shkarkojmë „çantat“ e punes nga krahët që i bartëm dekada me radhë,qytete e fshatra,male e fusha,ti deponojmë në shtëpinë e Shoqerisë „Lëvizja“,për të Ju shërbyer gjeneratave të reja, të shkruajnë historinë“.Në takim merte pjesë edhe Fazli Veliu-Daja,Kryetarë i Shoqates së Veteranëve të Luftës,i cili shpërndau të pranishmëve Mirenjohje për punën dhe kontributin e pakursyer në rrugëtimin e dekadave për çështjen Kombëtare.U vendosë që takimi i radhës të mbahet në Gostivar.
Shkup,12.04.2018,Luan Veliu