Shpendim Oxha:Përfaqësimi politik  dhe sistemi zgjedhor në RMV

Përfaqësimi politik  dhe sistemi zgjedhor në RMV

Zgjedhjet shpesh konsiderohen si zemra e procesit politik duke shprehur poashtu demokracinë në praktikë. Pra, zgjedhjet janë një mjet nëpërmjet të cilit qytetarët mund të kontrollojnë përfaqësuesit e tyre në qeveri. Me këtë rast politikanët portretizohen si shërbëtorë të popullit, të cilëve u është dhënë përgjegjësia e të qeverisurit nga ata që fitojnë shumicën në Parlament. 

Kur jemi tek Modelet Zgjedhore, ato janë pjesa  më e  rëndësishme të procesit zgjedhor sepse përkthejnë votën popullore në mandate deputetësh. Pra ngërthejnë në vete menyrën (teknikën), metodat dhe parimet e rregullat mbi të cilat vota popullore bëhet e përfaqësuar në organin më të lart legjislativ. 

Në Botë shumica dërrmuese  e shteteve përjashto ato që nuk mbajnë fare zgjedhje demokratike, praktikojnë tre sisteme zgjedhore e të cilat i kanë dhe nënsistemet e veta.

  • Modeli i shumicës,
  • Modeli proporcional,
  • Modeli i i kombinuar (i përzier).

Modeli zgjedhor proporcional me metodën e Dontit

Tek shtetet që aplikojnë parimin e modelit proporcional siç është Maqedonia e veriut, mandatet parlamentare ndahen proporcionalisht  me numrin dhe përqindjen e votave të cilat  i fitojnë partitë politike. 

  Ky model u themlua në vitin 1882 nga matematikanti belg Viktor D’Hont. Është zbatuar në Belgjikë për herë të parë më 1889, kurse sot zbatohet në pjesën dërmuese të Evropës dhe shteteve në tranzicion. Sipas këtij modeli në njësinë zgjedhore, së pari konstatohet numri i përgjithshëm i votave për secilin listë nga subjketet zgjedhore (parti politike, koalicione  partish, iniciativa qytetare, kaniddatë të pavarur, etj) , pastaj numri i përgjithshëm i votave pjestohet me numrat1,2,3,4,5,6…deri te numri i përgjithshëm i përfaqësuesve që zgjedhen në atë njësi zgjedhore. Më pas rezultatet e fituara rendidten sipas madhësisë, duke filluar nga më i madhi deri tek më vogli. Dhe në fund secila parti fiton aq mandate sa janë të përfshirë herësit më të mëdhenj në numrin e përgjithshëm të votave (shih tabelat).StrugaLajm

Tab.1 Meoda e Dontit

PartitëNumriVotuesvePjesmarrja %Ulëset propor.Ulëset sipasDondit
Partia A41641,6%4,164
Partia B33833,8%3,384
Partia C2462,46%2,462
1000100,00%1010

Burimi, autori 2024

Tab.2 10 Mandatet sipas DonditStrugaLajm

Nr.Partia A  Partia BPartia C
1416 (1)338 (2)246 (3)
2208 (4)169 (5)123 (7)
3138,7 (6)112,7 (8)82
4104 (9)84,5 (10)61,5
583,267,649,2
669,356,341

Burimi, autori 2024

Avantazhet dhe disavantazhet e sistemit zgjedhor në RMV 

  Sipas kodit zgjedhor në  Republikën e Maqedonisë së Veriut praktikohen dy modelet zgjedhore. Ai i shumës absolute me nëntipin të dy raundeve apo balotazhit për zgjidhjen e Presidentit dhe kryetarëve të komunave dhe modeli proporcional për zgjidhjen e deputetëve dhe këshilltarëve komunal. 

Modeli proporcional sipas metodës së Dontit përpos asaj që ka avantazhet e veta për një shoqëri heterogjene posedon dhe disavantazhet e veta. E pikërishtë si disavantazhë është se nuk i merr parasysh votat që nuk hyjnë në herësin më të madh zgjedhor (vota që humbin) dhe njëkohësisht favorizon partitë e mëdha politike. Por, duhet thënë se disavantazhi më i madh i këtij sistemi proporcional tek shtetet në tranzicion e konkretisht tek shtetet de “fakto në zhvillim” është edhe mos zgjidhja e përfaqësimit të denjë në legjislativ, ku kandidatët bëhen sherbëtorë të popullit vetëm në fushatë zgjedhore (afërsisht një muaj), kurse pjesën tjetër të manadtit e kryejnë pothuajse për  interes personal dhe interes të subjektit politik. 

Sistemi proporcional i metodës së Dontit me lista të mbyllura e kufizon dhe zgjedhjen e meritokracisë përfaqësuse të shoqërisë në këtë shtet. Aristoteli kuptueshmërinë e përfaqësimit e kuptonte se vetëm njerëzit e ditur duhet ta “udhëheqin” shoqërinë, pra ai mendonte se në foltoren e sundimit duhet të ulen vetëm meritoret, jo se ne duam (filozofët), por që ju (shoqëria) të jeni të mirë dhe plot vlera. Në momentin që në këto institucione/ foltore ulen apo zgjidhen mediokret, nihilistat dhe recidivistat, antagonistat despotik të epshëm vetem për pushtet dhe për çprodhim të antivlerës siç ndodh shpesh në Maqedoni të Veriut atëherë edhe elektorati bëhet klientelist dhe i varur nga këta përfaqësues.

Pra, në rast se vërtetë duhet të kemi një sistem më të përkryer zgjedhor duhet padyshim që të votohet me lista të hapura, ku ‘’ Meritokracia’’ të gjej veten tek  të zgjedhurit e popullit. Pavarësisht ndryshimit ose jo të njësive zgjedhore, nëse do të votohej me lista të hapura dhe që qytetarët të mund të rrethojnë një ose disa kandidat për deputet siç ndodh në sistemin zgjedhor në R. Kosovës, pra që atyre t’iu mundësohet të votojnë për të preferuerin e tyre, kjo sigurishte qe do të minimizonte në masë të madhe të gjitha ato dukuri që cekëm më lart dhe do të ndihmonte në forcimin demokratik të inistitucioneve shtetërore, Parlamentit dhe Qeverisë. 

Prof.Dr. Shpendim Oxha


Loading...
loading...