Shpenzimet e jetesës në tetor janë rritur për 19,8%!

 

Shpenzimet e jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 19.8 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë 15.4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Krahasuar me shtatorin e këtij viti, ndërkaq, shpenzimet e jetesës janë më e lartë për 1.4 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0.6 për qind.StrugaLajm

Rritje në indekset e shpenzimeve të jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta dhe të ftohta, me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 7.3%, qumështit për 5.9 %, djathi dhe gjizë për 5.7%, mishi për 3.6%, produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër për 3.2%, peshku dhe ushqimet e detit për 2.8%, bukë dhe drithëra për 1.8%, kafe, çaj, kakao për 1.4%, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira për 1.1%, verë për 0.9%, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh për 0.5%, birra për 0.4% dhe pije alkoolike për 0.3%.

Në tetor, gjithashtu, rritje e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur edhe te produktet e tjera mjekësore për 4.6%, shërbimet e tjera për pajisjet e transportit vetanak për 3.7%, lëndët djegëse të ngurta për amvisëri për 3.4%, shërbimet paramjekësore për 1.8%, gazi për amvisëri, riparimi i pajisjeve audiovizuele, fotografike dhe informative, kafshëve shtëpiake dhe produkteve të ngjashme për 1.7%, këpucëve, restoranteve, kafeneve dhe të ngjashme për 1.6%, veshje, pajisje të tjera dhe produkte të higjienës personale për 1.4%, shërbime mjekësore për 1.3%, karburantet dhe lubrifikantët për automjetet vetanake për 1.2%, lojërat, lodrat dhe hobi për 1.0%, pajisjet e vogla elektrike shtëpiake, produktet shtëpiake – jo të qëndrueshme për 0.9%, pajisjet e përpunimit të informacionit për 0.8%, mjetet e vogla dhe aksesorët e tjerë, mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve të veta të transportit, furnizimeve të zyrës dhe materialeve vizatimore për 0.7%, lëndë djegëse të lëngshme për amvisëri, tekstile për amvisëri, media regjistrimi për 0.6%, riparimi dhe marrja me qira e këpucëve, transporti rrugor i pasagjerëve për 0.5%, materialet e mirëmbajtjes dhe riparimit të shtëpisë, shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të shtëpisë, riparimi i pajisjeve shtëpiake, enë qelqi, enë gatimi dhe pajisje të tjera për 0.4%, pajisje të mëdha elektrike për amvisëri, shërbime shtëpiake dhe shërbime për shtëpi, pajisje elektrike për higjienën personale për 0.3%, pajisje për marrjen, regjistrimin dhe riprodhimin e zërit dhe imazhit, sende të tjera personale për 0.2%.StrugaLajm

Rënie e indekseve të kostos së jetesës në tetor 2022, krahasuar me një muajin paraprak, është shënuar te frutat e freskëta dhe të ftohta për 3.6% dhe vaji dhe yndyra për 0.8%.

Gjithashtu në muajin tetor, rënie e indeksit të kostos së jetesës është vërejtur edhe në shërbimet e akomodimit për 12.4%, aranzhimet turistike për 10.4%, qilimat dhe dyshemetë e tjera për 4.5%, transporti ajror i pasagjerëve për 1.7%, kopshtet, bimët dhe lulet për 1.4 %, pjesë këmbimi dhe aksesorë për automjetet vetanake për 1.1%, mjetet motorike për 0.7%.

In : Aktuale

Loading...
loading...