Vetëm në Bern janë dhënë 2.445 pasaporta të Maqedonisë

Spasovski, ka vizituar Ambasadën e RMV-së në Bern, ku është takuar me Ambasadorin Kenan Ramadani dhe Këshilltaren e ambasadës, Melehat Muftarovska.

Siç njoftohet, gjatë periudhës së kaluar vetëm në Bern janë dhënë 2.445 dokumente të udhëtimit përmes projektit të përbashkët të MPB-së dhe MPJ-së që ka nisur më 01.10.2021, lidhur me dorëzimin e kërkesave për dhënien e dokumenteve të udhëtimit përmes stacioneve bazë në përfaqësitë diplomatiko-konsulore.

Që nga fillimi i projektit, përmes përfaqësive diplomatiko-konsulore janë dhënë 17.650 dokumente të udhëtimit për shtetas të RMV-së në vende të huaja, që siç u tha, paraqet një shkurtim serioz të kohëzgjatjes së procedurave, shmangies së rrëmujave, por edhe harxhimeve të qytetarëve.StrugaLajm

Aktualisht procedura zgjat 15 deri 30 ditë, krahasuar me pritjet disamujore që ishte një praktikë në të kaluarën, para fillimit të projektit.

In : Aktuale

Loading...
loading...