Shpërthen Fatmir Limani: U tepërua dhe mjaftë e ka më!!!

Fatmir Limani

I dashuri dhe shumë i nderuari, Fatmir Z. Arifi!
Fillimisht të falenderoj, për guximin e marrë.
Ne kemi biseduar shpesh, për shthurrjen e gjërave pas luftrave te lavdishme dhe shtrembërimin e historisë !
Pas luftrave kan ndodhur me mijëra veprime dhe akte faljesh të bshkëpunëtorëve të armiqëve tonë shekullorë. Ndodhën dhe ndodhin gradime të tradhëtarëve, fisit, familjeve, pasardhesve dhe fëmijëve të tyre.
Tradhëtarët u falën dhe u graduan !
Spektatorëve të luftrave u falen çertifikata veteranësh të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës (pjestarë të së cilës nuk ishin).
Mirë që e ngrite këtë çështje dhe unë me këtë rast do të ngrejë një çështje tjetër më të dhembshe !!!
Në kuadër të fotografive të at’ditshme më ranë në sy fotografi të ndryshme të bëra edhe në Komunën e Kërçovës. Aty, Fatmir Dehari u tregon me krenari foto-kujtimet dhe lëvdatat e ndryshme të marra me raste të ndryshme… Më ra në sy edhe një “Çertifikatë-Veterani” si ushtarë i luftës së Kosovës !!!
Ke qenë dëshmitarë në një takim të përbashkët me Ramë Bujën, në të cilin e pranoi me gojën e Tij, se për t’i pranuar statusin e Veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka thirrë dhe lutur Bilall Ceka me shokë në mënyrë që Çertifikata t’i ndihmojë në ngritjen e personalitetit, për t’u bërë Kryetarë i Komunës së Kërçovës !
Çdo respekt e deri në përulje, për veprimtarinë në kuadër të furrnizimit me armatim, për luftën e këtueshme. Respekte dhe mirënjohje, për logjistikën e bërë në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Por me këtë rast kërkoj publikisht që;
1. Fatmir Deharit t’i merret Çertifikata e Veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
2. Ali Ahmeti të prononcohet, për ketë falsifikim të rëndë të arkivit të U.Ç Kosovës !
3. Atip Alimi të tregojë të vërtetën publikisht se kurë e ka pranuar në rradhët e veprimtarisë Fatmir Deharin…dhe mos lejojnë të falsifikohen gjërat..
4. Të prononcohet edhe Izmit Nura, për këtë çështje si ushtarë dhe dëshmitarë i gjallë i veprimtarisë dhe luftërave..
5. Të prononcohet edhe Feti Abazi !StrugaLajm

Në luftën e Jezercës ka qenë Atip Alimi…Ai duhet të tregojë ku ishin këto që marrin “Çertifikata” të falsifikuara dhe me shkuesi…duke u lutur e përulur !
Nëse nuk prononcohen këto njerëz që përmenda, por pa u “shitur”, pa u korruptuar…sepse tash këto të “Çertifikatave” falso kan bërë pasuri dhe lehtë i blejnë gjerat…, do të kërkoj llogari deri në masën e shqyerjes së “Çertifikatës” së babait si Dëshmorë i Atdheut !StrugaLajm

Ali Ahmeti, Atip Alimi, Izmit Nura, Feti Abazi…, mos lejoni të falsifikohet lufta e lavdishme e U.Ç.Kosovës. Është mëkatë që të marrin “Çertifikata” individë që nuk ishin në luftën e Kosovës. Nuk u mohoj sakrificën dhe kontributin, për luftën e këtueshme. Mirënjohje deri në përulje, për veprimtaritë e tjera.
Është e turpshme dhe e dhembshme që njeri të krenohet me një falsitet si në ketë foto:


Loading...
loading...