SHQIPËRIA NË LUFTË!

Armir Shkurti

….edhe kësaj rradhe, me armikun e padukshëm.

Gjithësesi nuk është shaka. U bë java që shqiptarët jetojnë në luftë edhe pse asnjë ushtar a predhë nuk është dukur këtej pari. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka prekur thellë çdo bashkëkombas duke i bërë të harrojnë çdo hall familjar (se për shoqëror as që bëhet fjalë) e të shpërthejë në shesh të mejdanit trimërinë , guximin, solidaritetin dhe gjithë ndjenjat e tjera fisnike prej luftëtari , pse jo edhe heroi.

Kuptohet, “sheshi i mejdanit” është facebook.

Një pjesë e shqiptarëve të egërsuar, janë kështu sepse thjesht kanë marrë anën e më të dobtit

Një pjesë tjetër, sepse urrejnë për vdekje Rusinë dhe Putinin

Të tjerë – sepse duan aq shumë Amerikën, saqë, kushdo që del kundër SHBA është armik për vdekje i tyre.

Ka plot të tjerë (sidomos të tjera) që janë dashuruar me presidentin ukrainas Zelenskij. E dua, e adhurojnë dhe janë me të, siç donin dikur Katanin apo Alen Delonin

Plot të tjerë, kanë frikë se mos konflikti i Ukrainës del nga dora dhe kthehet në luftë botërore. Pra, nga tmerri i luftës e sidomos i asaj bërthamore, që mund të zhdukë jetën në tokë, janë llahtarisur dhe këtë llahtar e shprehin si urrejtje ndaj Putin – qenit….StrugaLajm

Por ka shumë e shumë të tjerë që as pjerdhin për Putinin, Zelenskijn, Biden, Rusinë, Kinën, Ukrainën, NATO –n, luftën. Madje shumë prej tyre thellë – thellë preferojnë luftën bërthamore. Të shpërthejë e të shpëtojnë një herë e mirë nga hallet. Këta janë ata që armikun më të madh e të përhershëm kanë MJERIMIN.

Jo më kot në dyert e fabrikave dhe depove të miellit ka rradhë të gjata. “Po plasi lufta e do ikësh nga shtëpia, në krahë do ta marrësh thesin”? – qesëndisin të mençurit.

  • Jo plak jo! Mielli është pushka, llogorja, helmeta, bunkeri kundër armikut të përjetshëm e përditë më të egër: MJERIMIT!! Dhe i kthehem:

SHQIPËRIA NË LUFTË!

Në mënyrë frenetike dhe të mirëorganizuar, çdo segment i oligarkisë shqiptare punoi për të prodhuar luftën për shqiptarët. Domethënë, PSIKOZËN E LUFTËS. Prova gjenerale u bë me pandeminë. Me ata mijëra të vdekur që do na mbesnin mbi dhe, se s’do kishim varre – siç tha Rama fiks 2 vjet më parë. Me “armikun e padukshëm që bombardon” – siç përsëriste kryeministri. Me shtetrrethimin 23.00 -06.00 që e mbajti pa asnjë logjikë deri mëngjesin e sotëm.StrugaLajm

PËRSE?

Pikërisht për PSIKOZËN E LUFTËS

Frika është emocioni më ifuqishëm që prodhon shumë të tjerë. Por , përmes frikës, ia del lehtësisht të sundosh këdo. Mendo pak PANIKUN! Luftë, bombë atomike, Hitler, Putin, gjak, zjarr, mjerim…Ka nevojë për tjetër lëndë në koktejlin e panikut?

Shqiptari pra, prej një jave fiks, po jeton në panik. Nuk ka më rëndësi në erdhi rusi , serbi, covidi apo askushi. Mediat tashmë të kthera në Kënd të Kuq, të propagandës së kësaj oligarkie, mbushin faqet vetëm me lajme nga fronti. Kaq u vranë, kaq u kapën rob, presidenti ukrainas hero, një plakë që pështyn ushtarin rus, ushtarët rus janë kalamaj të patrajnuar, fitore! fitore!…..

Ndërkohë që as media, as shoqëria, as individët (politika jo e jo ) nuk po merret me hallet tona. Në mëngjes sot karburanti ishte 208 lekë litri. Populli po furnizohet me miell, makarona, oriz, konserva, nga frika se lufta mund të zgjasë e shtrëngohet. Në këto kushte edhe paraja trembet dhe ekonomia bllokohet. Në një vend normal, një qeveri normale do kish liruar ca detyrime për biznesin e vogël e të mesëm, do kish nxitur prodhimin e bujqësisë vendase dhe blegtorisë. Por në një oligarki, segmenti politik nuk ka shans të cënojë monopolet, që janë baza e saj ekonomike.

Pra, jeni që jeni në luftë o vëllezër, ju lutem, a mund të bëjmë diçka tjetër? Si për luftë? Çojeni në të sëmës Putinin, putanën, bukuroshin heroik Zelenskij, njohuritë gjeopolitike dhe analizat kafeneve për gjëra që janë mijëra kilometra larg nesh dhe të flasim për vete.

Po ore po!!

TË FLASIM PËR VETE!

Me një angazhim jo fort të serioze të ca aktorëve shoqëror, qeveria tërhoqi ndryshimet që kish përgatitur për ligjin e birësimeve dhe kodin e familjes. Me një luftë idiote donkishoteske timen dhe shumë pak shqiptarëve, sot komiteti teknik hoqi shtetrrethimin. Pra, nëse thjesht flet, ke mundësi TA NDALËSH LUFTËN! Jo rusin, as serbin, as grekun. Atë që të ka pushtuar vërtet: Padrejtësinë, urinë, mungesën e lirive.

Ty të them, që ke idhull heroin bukurosh burrëror karizmatik Zelenskij! Nuk ka pse ve helmetë ti e merr kallash në dorë. Jo! Thjesht thuaje TI dhe jo UNË që u rrit karburanti, që janë rritur çmimet, ka padrejtësi dhe mungesë lirie. Ke për ta parë sa kanë për të të dashur pjeshkat edhe ty!

Hajt luftë të mbarë!


Loading...
loading...