Shqipëria nuk ka toka për bixhoz !

Lebit Murtishi

 StrugaLajm

Kjo ishte porosia e vetme që dëgjova në takimet e djeshme me familjet dhe njerëzit e indinjuar pas deklaratave të kreut politik në Prishtinë dhe Beograd, për mundësin e futjes në pazar dhe coptimin e ri të Atdheut tonë.
Gjithçka mund të ndodhi,-thonë ata, nga njerëz me ambicie të sëmura karrieriste dhe fare të papërgjegjshëm për tronditjen e sigurtë që do të pasojë, në qoftë se Atdheu preket atje ku nuk preket!
Atje, në ” Kosovën e Vogël” që jeton disa dhjetra kilometra pas barikadave çetnike, të vendosura me ndihmën e KFORIT në zemrën e Mitrovicës, jetojnë mijëra e mijëra familje shqiptare nën mëshirën e Zotit. Atje mes tyre, si për ironi të fateve të përsëritura historike, qëndron në Lapidar heroi i kombit Isë Boletini me kullat e tij të pathyeshme, atje qëndron mbi kufomat e çetnikve sërb Lapidari i Kadri Bistricës, atje qëndron në sytë dhe zemrat e çdo shqiptari heroina Fatime Hetemi; atje qëndron gjithçka më këmbë, atje qëndron gishti në çark, atje qëndron dhe Zoti vetë- në këto kohë të mbarsura me re të zeza, që sigurisht do ta tronditin botën, po qe se preket atje ku nuk preket.
S’më mbeti tjetër, pos të siguroj vëllezërit dhe motrat e gjakut, se atje ku preket toka e Shqipërisë do ndizet flakë gjithë Shqipëria.StrugaLajm


Loading...
loading...