‘Shqipot’ e Zaevit dhe ‘opozitarët’

Ka kohe qe e mendoj se sa duhet te analizohet dilema shqipomadhe qe po zgjat me muaj ( viti pothuajse) e tipit ”Hyrja-mos’hyrja ose hyrja-dalja n(ga)’qeveria” ! Tanime asht bo dileme aq triviale per t’a vene edhe ne diskutim ose debat publik madje ! Qenesisht, dilema ka te beje me pasigurine e partive shqipo me energjite e tyne te brendshme – me a (pa)aftesine per te ndertu vizion per -veten, s’ka fare te baje me Zaevin ose me ”shqipot” e Zaevit sich i quajne te rreshtumit pas Zaevit kurdo t’ju kujtohet per te mire o per te keq! Ka te beje me ate , te nderuar miq e mikesha , qe une do e barazoj me paaftesine per te qene ne opozite dhe me paaftesine per te qene ne qeverisje . Sepse edhe e para edhe e dyta kerkon prodhim politik, kerkon ide politike , kerkon reformen t’a krijosh. Kerkon qytetarit t’i sigurosh nje vend pune, kerkon te rriun t’a bindesh te kethehet ne atdhe! Shkurt-shqip, kjo asht e tana ! Pra , nuk mundesh te jesh njikohesisht per shtet binacional kur ne opozite e deri dje te jesh betuar per reforme ne emer te multikulturalizmit! Nuk mund te jesh parcialisht dakord me ligjin per gjuhe e t’a votosh e te justifikohesh se ”nuk je dakord por e votova per hir te reformes!”. Me mire e ke te heshtesh nese ke vendosur te votosh! T’a heshtesh konformizmin, ambiguitetin e brendshem qe nje politikan me vizon s’duhet as t’a kete! Hesht, hesht…! Jane pikerisht keto dilema rioshesh politikane qe nuk e mbrijne as edhe (motivin) efektin fillestar a, as edhe inicialin te nderuar miq e mikesha:. T’a kujtojme , motivi fillestar jueji ishte – ”te rrezohet Ali Ahmeti e BDI!” Kjo, e nga kjo prespektive e kontekstit politik sot, jo vetem qe duket gje e larget dhe e paarritshme – mos thancha edhe qesharake (ohhh!!) , por ka krijuar nje situate te re – te nderuar miq e mikesha- e situata e re ka te beje me ate qe une sot e shoh: jane pikerisht rrioshet revolucionare qe e kane bere sot Ali Ahmetin dhe BDI-ne parti e lider te pakontestueshem !!! Krijun antirevolucionin per veten!
Miq, mikesha …nuk mund te qendrosh ne opozite per hir te opozitarizmit qe nuk e prodhoni dot , sepse juve jeni duke i votuar ligjet e nje qeverie reformatore per te cilat nuk jeni dakord fundamentalisht!! Miq, mikesha , ma se miri asht me u bo pjese e procesit, me qene i sinqerte me veten ne keto momente kur po hapet kutia e Pandores ne kete shtet ( e Arbni e lypke hapjen aq moti kohe!) e qe flet per zgjidhjen e chashtjes se emrit, ”barazise” kulturore ( si proces, si proces…) , per fqinjesi te mire ( Arbni , Xhaferi thoshte : Maqedonia ne Evrope permes Shqiperise e Kosoves, koridorit 8!)…kur punohet per strategji aniterrorizmi dhe radikalizmi fetar…Pra , mos kontestoni nje proces te cilin e votoni tuj qene ne opozite edhe ashtu edhe ashtu, por hyni Brenda, ballafaqonu me veshtirsite e medha per te ndertu sistem stabil ne nje shtet qe jostabilitetin e ka pothujse paradigme…mos prisni lojen : ”ta shohim a do ju dhez emri! Atehere vendosna shka me bo”! Por banuni zgjidhes te ksaj chashtje me prezence e mbeshtetje …sepse , do ishte poashtu i pakuptimte argumenti juaj ne rast se deshtohet ne poitiken e jashtme e mbi emnin! Po, e bete Z. Ali Ahmeti te pakontestueshem – juve , pasiguria juaj , dhe po , s’jeni te gatshem per politike autonome , me vjen keq, nuk dini te bani politike autonome !!! Hyni te gjithe ne qeveri! Ndryshe , ska kuptim opozitarizmi juej!StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...