SHQIPTARË, KTHENI SYTË KAH AMERIKA…!

Ismail Arsllani

Po më “verbërojnë”, kohëve të fundit, opinionet, analizat dhe shkarravinat e tjera të zjarrta të disa “njohësve të politikës”, për t’i vërë një “bisht” kërkesave ekskluzive greke për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, me “aneksin” e kërkesave shqiptare. Kjo punë më duket si “mbushje uji me shosh”, sepse s’del gjë nga kërkesat verbale. Punët e mëdha nuk bëhen me kërkesa, por me projekte, që do të përkraheshin nga ndërkombëtarët. Marrëveshjen e Prespës e ka projektuar BE-ja, me diktatin e SHBA-së, ndaj dhe kot po harxhojmë energji. Saktësisht dihet prej përpara se çka do të ndryshohet në atë kushtetutë, dhe nuk mund t’i shtohet asnjë presje!

Do ishte e udhës që shqiptarët e këtushëm, me pretendime kombëtare, të përqendrojnë vëmendjen në “momentin” kur do të vijë “tajmingu” vitin e ardhshëm, për ratifikimin e Dokumentit të NATO-s për pranimin e Maqedonisë në këtë aleancë nga Kuvendi i Shqipërisë, e cila shumë lehtë mund ta bllokojë procesin e integrimit, me kushtëzimin e ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, inkorporuar me “Platformën shqiptare”. Por, s’ka kaçik ta bëjë këtë as estabilishmenti i Shqipërisë, nëse nuk i bën “me sy” SHBA-ja. Pra, shqiptarë, ktheni sytë andej…!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...