SHQIPTARËT DHE AMERIKA SOT-Xhevdet NASUFI

Xhevdet NASUFI

Kuptueshëm që sot të meditosh për këtë temë është vështir dhe sikletshëm. Vështirë, sepse gjeostrategjia botërore,përfshi edhe ate Amerikane, nuk e ka të njejtin diagram intenziteti në masë dhe sasi ndaj shqiptarëve.

Sikletshëm,shqiptarët nuk jan të vetëdishëm për shum aspekte të marëdhënieve amerikane-shqiptare,për praktikimin dhe kualitetin e demokracisë liberale në rrafshin kombëtar, për mungesën e kohezionit në politiken e shqiptarëve në Ballkan karshi problemeve akoma të mëdha etnike në Maqedoni e Luginë,për marëveshjen që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Srbisë për kontestin shekullor,por edhe për konsolidimin e mëtejm të shtetit dhe demokracisë liberale në Shqipëri e ngërthyer nga protesta dhe pakënaqësi,e zënë pengë nga akuzat për korupsion galopant dhe diletantizëm politik,por mjerisht edhe për akuza të мега tradhëtisë kombëtare. StrugaLajm

StrugaLajm

Çuditërisht, në këtë moment kohor krisi ultimatumi i mikut të vetëm të Kosovës për taksen,që në fakt sfidon edhe marëveshjen finale shqiptare-srbe.
Duhet thënë shtruar,sot Amerika nuk është ajo e klintonëve,apo e bushëve që shqiptarët i kishin në maen e prioiteteve të tyre.Kjo edhe solli rastin unikal në histori,çlirimin e shqiptarëve nga sundimi dhe denigrimi shekullore i srbëve. Krahas saj,solli në Kosovë Bonstilin,NATO në Shqipëri,Marëveshjen Kornizë të Ohrit në Maqedoni e tjer. Këto nuk jan margjina ngjarjesh që harrohen me banalitete politike siç veprojn shum nga politikanët shqiptar,por as si zhvillim politike që fiksohet përfundimisht. Është fakt i padiskutueshëm se Amerika e sotme ka një sprapsje të ëmbël nga ideja e kahmotshme e Presidentit Wilson, që konsistonte në kujdesin amerikan për trendet e lirisë dhe të demokracisë jo vetëm në rafshin e brendshëm,por edhe në ate global. Kjo lehtësisht vërehet në luftën tregëtare që Tramp i hapi Kinës,Bashkimit Evropian, Fondeve të NATO-s,ngritjen e murit me Meksikën,por së fundit në tërhekjen e befasueshme nga fronti i Sirisë dhe ndryshimi i ndjeshëm ndaj lidershipit të saj.

Për ne shqiptarët,na duket se është vijimsi e këtill deklarimi zyrtar amerikan: Do e mirpresin çdo rmarëveshje që arihet mes Kosovës dhe Srbisë,bile qoft vetëm mes Thaçit dhe Vuçiqit(!?).Kjo,në sensin e vet le të kuptohet se do pranohet edhe ndonjë marëveshje që prek integritetin teritorial apo funkcional të shtetit të Kosovës.Për ne ky dallim nga vendosmëria e prerë e gjerdjeshme për pavarsin integrale të Kosovës në korniza të shtetformsisë së pranuar është befasi e pakëndshme. Ledhatimi i mëtejm i Srbisë si dhunuesja më e madhe e lirisë dhe demokracisë në Ballkan nuk është favor i paqës dhe i mirqenies në Ballkan. 
Gjithsesi,jan me bindshmëri zhvillimet dhe sinjalet e SHBA-ve se Shqiptarët jan në gjeostrategjin e tyre.Kjo është me rëndësi, por ama moskonfirmimi i prerë i integritetit të plot shtetëror të Kosovës nga Amerika në këto momente të vëndimarjes historike për të zgjidhur marëdhëniet shtetërore,respektivisht konfliktin shekullor shqiptaro-srb(sikur edhe ai kroato-srb), domosdoshëm hedh hije sikleti dhe sprapsje nga ajo që është bërë gjertani. Kjo edhe për një arsye madhore që ngacmon vetëdijen kombëtare të shqiptarëve:Shqiptarët e duan Amerikën edhe më shum se vet amerikanët,por edhe më pak shtetin e tyre sesa Amerikën. 
Sidoqoft miq të dashur, është e qart se nga ato individ që dikur qëndronin pothujse kujdestar pran shqiptarëve, sot nuk është asnjëri në administraten e Trampit. Bile,kur këtë i shtojm edhe faktin se oligarkia politike shqiptare shum pak e aspak nuk ka patur kujdes për ato shqiptarë-amerikan që me lobimin e tyre bën të pamunduren para dhe gjat luftës në Kosovë,Maqedoni dhe Luginë, që miqësuan fort dy popujt dhe shtetet respektive,i tërë mozaiku politik shqiptar qartsohet si idiotesk. 
Sigurisht,SHBA nuk ndërrojn strategjit e tyre brenda natës,apo të udhëhiqen nga politikat konjukturale.Ama se dikush do i pret Shqiptarët të rrisin vetëdijsimin dhe përgjegjësin për vetvehten në nivelin e nacionalizmit progresist të krahasueshëm me popujt e lirë dhe demokracit e avansuara më së pakti është pritshmëri ireale. I tërë ky hollokaust politik dhe pasiguri rreth Kosovës sot është rezultat i një politike kombëtare që gjer tani ka dhunuar zbatushmërin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, ka dhunuar pasurin ekonomike dhe shpirtrore të kombit.Me një nivel të këtill kohezioni brenda politikës shqiptare: Munges bashkpunimi pozitë-opozitë,takime dhe komunikime të shpërfillshme brendashqiptare, (Berisha asnjëher nuk ka patur raporte normale me Rugoven,Rama me Ramushin, Rama me Meten,Berisha me Thaçin,Thaçi me Thaçin, Thaçi me Rugoven. Takimet e liderëve partiak të Maqedonisë me ato kosovar dhe të Shqipërisë jan më shum se kurtuazë, incidentale dhe të paqartsuara. Në mungesë të strategjisë në rrafshin gjithshqiptar jo që është e pamundur të arrihet pretendimi për në Evropën e Bashkuar,ose në demokreacin amerikane,por humbasim përkrahje relevante për proëçset madhore të pritshme në tërë trojet shqiptare. Është shqetsuese që shqiptarët sot të mos jen të vetëdishëm për svidat e gjeostrategjive globale që sfidohen edhe nga interesat të caktuara të Ballkanit,përfshi Ameriken,Evropën,Rusin. Nuk është e rastësishme edhe prapakthimi i amerikanëve kah Srbija në variantin më të ëmbël. Mendoj dhe gjykoj,ata që kan meritat e pakundërshtueshme për luftërat e fundit të shqiptarëve në Ballkan e që kaq kohë po manaxhojn edhe politiken e shqiptarëve në këto vende po rezultojn me politika,pothujse të rrezikshme për shqiptarët, por siç duket edhe të dështuara.
Është fenomen i veçuar që po ato politikbërs shqiptar sot në orkestrim çojn në lartësi planetare vendimin i Kuvëndit të Greqisë për Marëveshjen e Prespës(Shtetit me të cilin nuk e kemi abroguar Ligjiin e luftës praktikisht) duke ditur se ama edhe në atë Marëveshje,sikur edhe në të tjerat nuk është afishuar edhe një gërm për të drejtat e shqiptarëve (as në kolateral).Për çudi, as edhe nuk shprehen publikisht shqetsimin më të vogël për ultimatumin Kosovës të publikuar të njejtën ditë njejtën ditë..Bile,kur e dëgjon egzaltimin e Bujar Osmanit për Marveshjen e Prespës, të çon mëndja të besosh sikur jeton në një bote surreale,në një bot të rrejshme që e imagjinon vetëm fantazija njerzore e jo një mjek prakticist që duhet të ecë me këmbë në tokë.O tempora o mores.


Loading...
loading...