Shqiptarët dhe struganët e Waterbury-it, pritje festive i organizuan Albin Kurtit

Pritje madheshtore e Kryeministrit Albin Kurti nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan “Hasan Prishtina”
Me date 29-09-2024 Komuniteti yne priti ne vizite Kryeministrin e Republikes se Kosoves z.Albin Kurti dhe Zevendeskryeministre dhe Ministre e puneve te jashtme znj. Donika Gervalla Sshwartz.
Pritja e ngrohte, e perzemert dhe aq madheshtore u shoqerua me nje ceremoni artistike ku grupi i valltareve te vegjel te veshur me kostume tradicionale shqiptare performoi me kenge e valle nga folklori popullor shqiptar.
Ne saje te mergates shqiptare ne Amerike , Kryetari i komunitetit z, Agim Ismaili falenderoi perzemersisht Kryeministrin z. Albin Kurti per viziten dhe te gjith ato qe moren pjese ne kete eveniment.
Me pas fjale rasti mori znj. Miradije Rizvani Klenja e cila shpalosi themelimin e ketij Komuniteti qe nga viti 1983, dhe kontributin e saj ne ruajtjen e vlerave dhe traditave kombetare nder breza, per ata femije qe lindin dhe rriten ne SHBA si dhe kontributin e mergimtareve shqiptare ne mbrojtjen e Kosoves dhe financimin e UCK-se, per lirine e Kosoves.
Momenti me frymezues dhe me i vecante ishte kur Kryetari i qytetit te Waterbury Paul K. Pernerewski Jr. Kryeministrit Kurti ia dhuroi Celesin e Qytetit ne shenje mirenjohje.
Me pas fjale mbeshtetese per kombin tone foli edhe Senatori amerikan Richard Blumenthal, i cili shpalosi mbeshtetjen e pareshtur te SHBA-ve per pavaresine e Kosoves nepermjet ish ambasadorit dhe mikut te perjetshem te shqiptareve Wiliam Walker.
Falemenderime te perzemerta ne emer te Komunitetit tone ne udheheqje te kryetarit z. Agim Ismaili dhe Kryesise se tij, per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Waterbury dhe rrethine, dhe per zevendesministren Gervalla Schwartz, bijen e veprimtarit te shquar Jusuf Gervala, zevendesen e saj Liza Gashi, Konsullin e Pergjithshem te Kosoves ne Ney York Blerim Reka per viziten dhe momentet e bukura qe kaluam bashke!! Falenderim i vecante per Nazim Salihu Noli Show Tv Alb chanel 39 dhe Fotografin e tij z. Gerolld Nikoliqi.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...