Shqiptarët e “importuar” të Luginës, Malit të Zi dhe Maqedonisë në Kosovë!

Pra, arsyeja e “importimit” të shqiptarëve në Kosovë është më shumë e ndërlidhur me nevojën ekzistenciale dhe ambicien personale sesa kombëtare dhe shtetërore. Për arsye të njëjta, në kontekstin e ngjashëm politik, edhe unë u eksportova disa vjet në Beograd (Serbi) për shkak të karrierës akademike dhe profesionale

Belul BeqajStrugaLajm

Zotëri Nexhat Daci, Shtetasit e Kosovës duhet të jenë krenarë pse Kosova në periudhën komuniste dhe postkomuniste ka qenë streha më e hapur për të gjithë shqiptarët që kanë jetuar jashtë saj.
Të ballafaquar me pengesat subjektive dhe objektive, veçmas diskriminimin në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi, rrezikimit ekzistencial, por edhe ambicieve karrieriste, shqiptarët po “importohen”, para së gjithash, falë gatishmërisë së absorbimit altruist të kosovarëve, përkundër “saçit” serb që vazhdimisht kosovarët e kanë pasur mbi kokat e tyre. Pavarësisht se në periudha të ndryshme ishim bashkë, Kosova u shndërrua në strumbullar të zhvillimit kombëtar që u kurorëzua me shtetin e papërfunduar plotësisht. Sot Kosova është në udhëkryq.
Sa kanë qenë kosovarët të hapur dhe mirëpritës dëshmon edhe fakti se rolin dominues dhe udhëheqës në ASHA të Kosovës e kanë me vite shqiptarë të “importuar”. Në mesin e shqiptarëve të “importuar” nga jashtë ka mjaft kontribuues të zhvillimit të vetëdijes kombëtare dhe shtetit të Kosovës. Por, dorën në zemër, asnjëri nga ta nuk e do Kosovën më shumë se kosovarët e lindur në Kosovë. Për shkak se, dorën në zemër, as unë, besoj edhe kosovarët tjerë normalë, nuk e duan Luginën e Preshevës, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë më shumë se vendlindjen, Prizrenin – Kosovën.
Pra, arsyeja e “importimit” të shqiptarëve në Kosovë është më shumë e ndërlidhur me nevojën ekzistenciale dhe ambicien personale sesa kombëtare dhe shtetërore. Për arsye të njëjta, në kontekstin e ngjashëm politik, edhe unë u eksportova disa vjet në Beograd (Serbi) për shkak të karrierës akademike dhe profesionale. Por, për dallim nga shumica e shqiptarëve të “importuar”, në mesin e të cilëve është dhe ish-politikani i dështuar, që po na tregon nga pozita e kryetarit të institucionit më të lartë shkencor (ASHAK) se cili politikan “është i pakontestueshëm për pozitën që e ka tani, të kryenegociatorit ose udhëheqësit të delegacionit” në dialogun me Serbinë, unë u ktheva në Kosovë – vendlindje pa u deklaruar politikisht se cili lider politik i Luginës së Preshevës është i pakontestueshëm! ASHAK-ja, në vend se të japë shpjegime shkencore, pse normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës edhe pas shatë vjetëve është abnormal, për përparësitë dhe pasojat e opsioneve të zgjidhjes gjithëpërfshirëse të dialogut me Serbinë, për herë të dytë, nga intelektualët e “importuar” po deklarohet për vendimin dhe deklarimet e kryetarit të shantazhuar të Kosovës?! Këmbëngulja për një proces dhe kryenegociator tashmë të dështuar tregon mungesën e karakterit të duhur.
Sikur të deklaroheshin në cilësinë e politikanëve, pavarësisht se kanë dështuar në politikë, ndoshta mendimet e tyre do të justifikoheshin, por kur nga pozita e institucionit më të lartë akademik-shkencor deklaroheni për politikanë, tregon se ju jeni zgjedhur në krye të ASHAK-së, sepse jeni poltron i politikanëve të cilët me fajin e tyre dhe tuajin shtetin e kanë të papërfunduar, ngase veten e keni ngritur mbi shtetin. Ju po dëshmoni se interesi juaj në Kosovë është para shtetit të Kosovës, siç edhe ka qenë edhe motivi i “importimit” në Kosovë.
Fillimisht e keni dëmtuar vendlindjen dhe vendlindasit dhe tashti po e dëmtoni Kosovën. Sikur ta kishit dashur me hakikat vendlindjen, ju do të angazhoheshit atje. Sikur të kishit bërë minimumin e interesimit tuaj për interesat maksimale që po realizoni në Kosovë, gjendja në vendlindjen tuaj do të ishte shumë më shpresëdhënëse. Duke mbështetur “korrigjimin” e kufijve dhe kryetarin e Kosovës, ju nuk po i ndihmoni Luginës së Preshevës e as shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Përkundrazi, ju po i rrezikoni edhe më shumë ata për interesa tuaja. Ju lutem, në vend se të përkrahni “korrigjimin e kufijve” të kryetarit të Kosovës, i cili është në siklet personal, korrigjojeni sa më shpejt veten, sepse nuk keni shumë kohë për korrigjime! Gabimin më të madh e keni bërë kur keni deklaruar se nuk gaboni. Korrigjojeni sa më shpejt veten, sepse nuk keni shumë kohë për korrigjime!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...