Shqiptarët e Kosovës ia mësyejnë Maqedonisë për fundjavë, anashkalojnë Shqipërinë/FOTO

Kolona të gjatë të veturave janë krijuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, respektivisht në pikën kufitare në Han të Elezit. Përzgjedhja e kosovarëve për ta kaluar fundjavwn në Shkup dhe vende të tjera erdhi si pasojë e vendimit të qeverisë së Edi Ramës për taksën marramendëse të vendosur në “Rrugën e Kombit”. Skandaloze, policia sulmon dhe dhunon protestuesit kundër taksës së Rrugës së Kombit Përpos veturave të shumta, Indeksonline mëson se mbi 20 autobusë të linjës për Shqipëri i janë drejtuar kësaj pike kufitare. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët. Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën./Indeksonline

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...