SHQIPTARËVE NË MAQEDONI U MUNGON SHTETI, JO TË DREJTAT QYTETARE!

Abdulla Mehmeti

Tri elementet më kryesore të shtetit u janë cënuar seriozisht shqiptarëve në Maqedoni nga pushtetet e derisotme, fatkeqësisht me pjesëmarrjen edhe të vetë shqiptarëve.

1. Territori i shtetit. Shqiptarëve u është tkurrur deri më sot territori etnik, duke i rrudhur sa më në periferi dhe duke i larguar nga qytetet më të mëdha, Shkupi, Manastiri, Ohri, Kumanova etj.

2. Popullsia. Shqiptarët janë shpërngulur me dhunë dje, u ëshë ndaluar shtimi natyror me ligje raciste gjatë regjimit komunist, shpëngulen me metoda perfide sot.

3. Forcat e sigurisë së shtetit. Në ushtrinë dhe policinë e shtetit, shqiptarët e Maqedonisë marrin pjesë edhe sot në masë tepër simbolike. Në disa njësi speciale përfshirja e shqiptarëve është edhe aktualisht në nivelin ZERO.

Nga këto elemente thelbësore të shtetit, shqiptarët në Maqedoni janë PËRJASHTUAR, sepse statusi i tyre kushtetues-juridik dhe politik është PAKICË KOMBËTARE, qytetarë në përqindje (20%), pa emër dhe identitet.StrugaLajm

Këto çështje nuk zgjidhen me KËRKESA të pafundme ndaj organeve të pushtetit (ku kanë marrë pjesë vazhdimisht edhe partitë politike të shqiptarëve, janë vetëdiskriminuar) dhe me ankesa ndaj faktorit ndërkombëtar, por me program, strategji dhe vezion të qartë.

Këto çështje madhore me peshë kombëtare nuk mund t’i zgjidhin politikanët e korruptuar, të kapur nga pushteti dhe nga agjenturat e huaja.

Këto janë problemet që duhet t’i preokupojnë shqiptarët në Maqedonsë sot, jo bartja e listave të kërkesave si stafeta nga duart e një klani tek tjetri, nga një parti apo grupim politik tek tjetri, vetëm me synime për të ardhur në pushtet.

(20 gusht 2018)

In : Aktuale

Loading...
loading...