Në Strugë sot festohet Kurban Bajrami

Sot besimtarët myslimanë në Strugë dhe Maqedoni si dhe në botën Islame festojnë festën e Kurban Bajramit, e cila është festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.

Manifestimi qendror i Fitër Bajramit u organizua në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Në orën 05:15 të mëngjesit u fal namazi i sabahut, kurse namazi i Bajramit u fal në ora 06.28.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni (BFI), Sulejman Rexhepi ka dërguar telegram urimi deri te të gjithë besimtarët e fesë islame, për festën e Kurban Bajramit 2018.

Duke njoftuar se nesër është festa e Kurban Bajramit, reisi Sulejman Rexhepi ka thënë: “Ne të kemi dhënë shumë të mira, prandaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe therr kurban” – (El Keuther, 1-2).

Ai ka shtuar se dija, përkushtimi dhe flijimi për Zotin dhe në emër të Tij, janë shtigje që na nxjerrin në Rrugën e Dritës.

“Të dashur besimtarë, motra e vëllezër, kam kënaqësinë që të kumtoj publikisht se nesër kemi festën e Kurban Bajramit. Kjo festë, pa dyshim që është e shenjtë, sepse shënon besnikërinë dhe sinqeritetin tonë ndaj Allahut të Gjithëmëshirshëm, i Cili, pikërisht në prag të kësaj fest na e përsosi fenë tonë duke na e kompletuar Ligjin e Shpëtimit, duke na e dhuruar Çelësin e Dyerve të Xhenetit, Kuranin Madhështor. Kurban Bajrami, të dashur besimtarë, është festë në të cilën fuqishëm përçohet mesazhi për Bujarinë dhe Mëshirën e Krijuesit tonë, çast nga rrëfimi i shenjtë që flet për dashurinë e madhe të Zotit Fuqiplotë që ka ndaj krijesave të veta. Dija, përkushtimi ndaj urdhërave të Krijuesit Absolut dhe flijimi në emër të Tij, janë tri shtigje që gjithmonë na nxjerrin në Rrugën e Dritës. Përmes diturisë ne mund ta përjetojmë krenarinë e Zotit që ka për krijesat e veta, përmes namazit, lutjeve, ibadeteve, arrijmë që ta përjetojmë kënaqësinë e Allahut tonë, kurse përmes kurbanit, përmes sakrificës e flijimit arrijmë që ta përjetojmë gëzimin dhe dashurinë e Tij.”, thuhet në telegram urimin e reisit Sulejman Rexhepi.

Kryetari i BFI-së së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi ka këshilluar besimtarët që të shtrijnë dorën, me përqafim, me marrje në ngrykë, me vizita dhe me pajtime.StrugaLajm

Me Kurban Bajramin mbaron dhe Haxhi, që është kushti i pestë i Islamit, me të cilin dëshmohet solidariteti dhe mirëqenia. Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman theren kurbanë, që simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani – sakrificën për të tjerët.

Sakrifikimi në këto ditë të shenjta të Kurban Bajramit shprehet përmes therjes së kafshëve të caktuara, të cilat emërohen “kurban” ose sakrificë. Edhe ky akt fetar bie në ibadetet pronësore që çdo mysliman të therë kurban.

Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t’u serviren dhe miqve. Ndërkohë të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...







©