Shqiptari i dënuar me burg të përjetshëm në Zvicër,kërkon rigjykim

Para Gjykatës së lartë të Cyrihut, të premten është paraqitur një shqiptar 41-vjeçar, i cili ka bërë ankesë kundër dënimit të tij të përjetshëm me burg. Ai është dënuar pasi në vitin 2009 e ka vrarë një ish mik të vetin me plumb në kokë, ndërsa kufomën e kishte hedhur në një luginë. Tani ai ka kërkuar pafajësi, pasi vrasja ka qenë gjakmarrje.

Shqiptari i burgosur nuk ka dashur të japë deklarata. Ai i kishte shkruar një letër Gjykatës së Lartë në muajin nëntor, në të cilën e ka argumentuar me Kanun parimin shqiptar të gjakmarrjes.

Viktima është vrarë nga dikush tjetër, por ai nuk ka dashur të tregojë nga kush, nga frika se familja e tij do të dëmtohej. Kështu e duan rregullat e Kanunit.

Megjithatë, procesi gjyqësor është duke zgjatë tani shtatë vite. Gjatë gjithë kësaj kohe, Kanuni asnjëherë nuk ka qenë temë e procesit gjyqësor. Teorinë e gjakmarrjes, prokurori e ka vlerësuar si deklaratë mbrojtëse. Për këtë nuk ka argumente, pasi personi në fjalë është dënuar për vrasje.

Gjykata rajonale në Affoltern, e cila për shkak të vrasjes, në prill të vitit të kaluar shqiptarin e dënoi me burgim të përjetshëm, vrasjen e cilësoi si „ekzekutim të vërtetë“. Arsye për krimin kanë qenë 30 mijë eurot borxh nga trafikimi i idrogës, të cilat viktima ia kishte dorasit.

Lidhur me shqiptimin e vendimit, Gjykata i ka besuar ish mikeshës së të pandehurit, e cila kishte mundur t`i përcjellë të shtënat nga karriga e pasme e veturës. Ajo gjithashtu ka qenë me vite të tëra viktimë e dhunës së rëndë familjare.StrugaLajm

Nuk është kjo hera e parë që i pandehuri po gjendet në bankën e të akuzuarve, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Qysh në vitin 2010, pra pak pas krimit në Zvicër, ai ishte dënuar nga Gjykata italiane e Apelit në Bolonjë, për shkak të pjesëmarrjes në vrasje, me 22 vite burg. Viktima e atjeshme në Parma kishte vdekur me një kaçavidë në kokën e tij.

Pas vendimit zviceran, shqiptari do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë mbetjen e dënimit prej 22 viteve, pasi shtatë vite të kaluara në burgun e Zvicrës do t`i llogariten.

Pas vuajtjes së dënimit në Itali, sapo vendimi zviceran të bëhet i plotfuqishëm, ai do të kthehet sërish në Zvicër, ku do ta vuajë dënimin e përjetshëm. (Shtegu.com)

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...