20 të punësuar në Komunë do mbesin pa punë ,Ramiz Merko nuk u vazhdon kontratën

Pas vendimeve për largimin e pesë të punësuarëve në Komunën e Strugës nga ana a administratës së re me kryetar Ramiz Merkon, deri te Strugalajm.com kanë ardhur informacione se të njëjtin fat do te kenë edhe mbi njëzet të punësuar me kontratë në vepër, të punësuar në Komunën e Strugës.Sipas këtyre burimeve, tashmë ata janë paralajmëruar, se nuk do tu vazhdohet kontrata dhe do të duhet të lirojnë vendin e punës në fund të këtij muaji .Bëhet e ditur, se nga ky numër i të paralajmëruarve që do të mbesin pa angazhim dy janë të etnisë maqedonase, ndërsa të tjerët që të gjithë janë të etnisë shqiptare .(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...