Shqiptari / ‘Koka’ e rrjetit të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave, jeta luksoze që bënte në Spanjë e deri te fotot me aktorët e njohur

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi kokën e kreut të rrjetit të fuqishëm të drogës dhe pastrimit të parave. Sipas mediave spanjolle, sipërmarrësi Bashkim Osmani mendohet të ketë qenë kreu i rrjetit të kokainës dhe pastrimit të parave, i cili u shkatërrua gjatë megaoperacionit të Europol në mbarë Evropën ditën e martë më 15 shkurt. Osmani njihet si investitor i pasurive të paluajtshme, ku ka fituar miliona euro në lagjen Sankt Pauli të Hamburgut si dhe ka lidhje të forta e të gjata në Majorka. Në mesin e të pesëdhjetave ai zotëron një vilë mbresëlënëse në Camp de Mar në komunën e Andratx të Spanjës prej gati 20 vitesh.

Gjatë bastisjes nga ana e Europolit, u arrestua gruaja dhe vjehrri i tij. Vetë Osmani u kap nga hetuesit në Kroaci, ku ai drejton hotele, ashtu si në Hamburg dhe Majorka. Përveç kësaj, ai thuhet se zotëron restorantin Ritzi në Puerto Portals po në Majorka të Spanjës.

Familja Osmani me rrënjë shqiptaro-kosovare dhe me pasaportë kroate, emigroi në Hamburg në fund të viteve 1970. Atje fitoi disa milionë euro brenda pak vitesh. Ata blenë shtëpi, hotele dhe klube nate. Bashkim Osmani ndër të tjera ishte pronar i diskotekës së njohur “Pupasch”.Mjekesia.comRekomanduar nga boost.alPikat e para në treg që ndalojnë rënien drastike të flokëve në kushte shtëpie

Për origjinën e pasurisë familjare janë treguar histori të ndryshme. I vëllai, Qazim Osmani ka thënë se është pasuruar me bixhoz. Nga ana tjetër, Bashkim Osmani, shpjegonte shpesh nëpër intervista se familja ishte prej vitesh aktive në fushën e biznesit dhe ishte shpërngulur në qytetin Hanseatik ku ishin të pasur.  Familja e tyre ka qenë gjithmonë e ndjekur nga organet e drejtësisë – në vitin 1999, Bashkim Osmani u dënua me 15 muaj burg për plagosje të rëndë.

Në vitin 2008, ai dhe vëllai i tij më i madh Burimi u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burg për mashtrim në miliona kredi nga Volksbank Lauenburg. Dënimi me burg u pezullua me kusht prej 900,000 eurosh. Sipas gazetës “Bild”, Bashkim Osmani u ankua në atë kohë pas aktgjykimit: “Nëse bën biznes të mirë, do të ndëshkohesh në Gjermani”.StrugaLajm

Në vitin 2009, dy nga kushërinjtë e tij përfunduan në gjyq në Hamburg për trafik kokaine. Osmani ka kaluar një pjesë të mirë të jetës në Majorka. Ai konsiderohet si pronar i Ritzi Group, i cili përveç restorantit me të njëjtin emër në Puerto Portals përfshin edhe Hotel BO, në qytetin e vjetër të Palmas.

Osmani ka drejtuar kompani në zhvillimin e pronave dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme për një kohë të gjatë, shkruajnë mediat spanjolle. Në Majorka ai bënte një jetë gati të izoluar, duke u shfaqur vetëm herë pas here në publik. Në vitin 2017 ai pozoi bashkë me aktorin gjerman Til Schweiger dhe aktorin amerikan Nick Nolte.Në vitin 2017, Osmani u martua në vilën e tij në Camp de Mar. Artistë nga Gjermania dhe Shqipëria u sollën me avionë privatë në dasmën me qindra të ftuar. Sipas “Diario de Mallorca”, hetuesve iu desh shumë kohë për të hapur kasafortën kur kontrolluan vilën e tij. Ata gjetën brenda saj sasi të vogla parash, stoli dhe dokumente si dhe mijëra euro të fshehura në jastëkë.

In : Aktuale

Loading...
loading...