Shqiptari lëndohet rëndë në Gjermani, shkatërrohet tërësisht Mercedesi

Natën e së mërkurës, në autostradën gjermane A 46 është lënduar rëndë një shtetas 28-vjeçar kosovar, i cili me Mercedesin e vet ka dalë nga rruga dhe ka goditur një pemë. Ekipet e shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Kosovari është dërguar në spital, por jeta e tij nuk është në rrezik.

Sipas komunikatës së policisë gjermane, pak pas mesnate, kosovari ka tejkaluar një veturë tjetër me shpejtësi dhe kushte të papërshtatshme, në drejtimin Heinsberg. Pasi koha ka qenë me shi, duke dashur të tejkalojë veturën tjetër, ai e humbë kontrollin mbi veturë. Mercedesi fillimisht e ka goditur një barrierë metalike, ka rrëshqitur mëtutje nëpër rrugë dhe më në fund, me pjesën e vozitësit ka goditur pemën, shkruan „rp-online“, përcjellë Shtegu.com. Për ta liruar të lënduarin nga vetura e dëmtuar rëndë, ekipet e shpëtimit është dashur ta heqin derën. Pas dhënies së ndihmës së parë, në vendngjarje, kosovari është dërguar në spital. (Shtegu.com)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...