Arrestohet në Gjermani një 31-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se mbante të ngujuar e nën kërcenim ish-bashkëshorten dhe fëmijën e saj të mitur. Lajmin e ka raportuar esslinger-zeitung.de dhe përcjell albinfo.ch.
Gjatë ngujimit mendohet se i akuzuari ka qëlluar edhe me armë. Siç bëri me dije më vonë policia në orën 12.40, forca të shumta policore mësynë shtëpinë në Landhausstraße (Esslingen). Pak më parë gruaja kishte arritur te dilte nga banesa e pa dëmtuar, ndërsa djali gjashtë vjeçar ishte në shkollë.
31-vjeçari ishte në dhomën e vajzës dy vjeçare të gruas, ndërsa ju dorëzua policisë pa rezistencë. Fëmija ishte i padëmtuar dhe gjatë arrestimit nuk pati njerëz të lënduar.
Nga bastisja nuk është gjetur asnjë armë zjarri. Kundër 31-vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani, Drejtoria e Policisë Kriminale Esslingen nisi procesin me akuzën e privimit te lirisë dhe kërcënimit.