Shqiptari shpëton jetë në Gjermani, shpërblimin në para u’a dedikon familjeve skamnore në vendlindjen e tij!

I riu shkupjan Enes Sulejmani 27 vjeçar,i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Gjermani, ka shpëtuar një foshnje 8 muajshe nga një shtëpi që ishte përfshirë nga flakët në Hameln të Gjermanisë.

Shkupjani në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë duke kaluar rastësisht me veturë, ku menjëherë ka ndaluar dhe është ngjitur në ballkonin e katit të dytë të shtëpisë dhe ka shpëtuar fëmijën. Fatkeqësisht, nga zjarri jetën e kanë humbur 2 fëmijë të tjerë, ndërsa janë lënduar edhe prindërit e fëmijëve, më rëndë babai i tyre,si pasojë e tymit.StrugaLajm

Komuniteti i atjeshëm në Gjermani ku ndodhi tragjedia, në shenjë falenderimi për aktin human të të riut shkupjan Enesit, grumbulluan një shumë të hollash prej 1024 eurove. E këtë shpërblim Enesi ka vendosur që t’ua dedikojë familjeve skamnore në vendlindjen e tij në Shkup, shkruan Aktuale.mk. Rasti, ku 27 vjeçari nga Shkupi shpëtoi jetë, ka bërë jehohë në mediat në Gjermani, ndërsa është bërë virale edhe në rrjetet sociale.

In : Aktuale

Loading...
loading...