
Drita Cacaj, kandidate për deputetë nga radhët e partisë së Sebastian Kurz në Austri, një ditë para zgjedhjeve atje u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Austri të votojnë kete listë, në mënyrë që të përfaqësohen sa më dinjitetshëm tani më edhe në parlamentin austriak.
Cacaj ka thënë se deri më tash asnjë shqiptar nuk ka arritur të bëhet pjesë e parlamentit dhe sipas saj tani është momenti që ata të përfaqësohen.
Ajo deri me tash ka qenë pjesë e asamblesë komunale në Vienë.