Shqiptarja nga Maqedonia nuk mund të gjejë punë në Zvicër, pasi është me kualfikim shumë të lartë

Shqiptarja 36-vjeçare nga Maqedonia, Sevil Ibraimi deri në vitin 2014 në Maqedoni ka punuar si asistente-profesoreshë. Tash e një vit ajo është bërë anëtare e „Platform Networking for Jobs“, e cila është e specializuar për të pëkrahur migrantët e kualifikuar, me ndihmën e mentorëve.

„Që prej antarësimit kam bërë shumë hapa përpara, por ende nuk kam gjetur ndonjë vend pune“, pohon zonja ibraimi. Në vitin 2014, ajo u vendosë në Cyrih, pasi ishte martuar me një bashkatdhetar të saj, i cili kishte dhjetëra vite që ishte me qëndrim në Zvicër. Pas lindjes së djalit të përbashkët, për te ishte e qartë se edhe më tej duhej të punonte. „Dua të jem e dobishme për shoqërinë. Puna për mua është pjesë e integrimit në një shoqëri. Në këtë mënyrë edhe ju mund t`i ktheni të mirat e të tjerëve“, ka deklaruar zonja Ibraimi për „Migros Magazin“, përcjellë „Shtegu.com“.

Por, ideja e saj nuk shkoi edhe aq lehtë siç e kishte paramenduar. „Konkurrova nëpër banka, sigurime dhe universitete për ndonjë vend pune që do t`i përshtateshin profilit tim, por gjithnjë pranoja përgjigje negative. Bile edhe kur konkurroja për punë të thjeshta, përgjigjja ishte me të njëjtin arsyetim: `Tepër e kualifikuar“.StrugaLajm

Sevil Ibraimi filloi të dyshojë nëse emri i saj mund të ketë qenë pengesë për punë. „Nuk doja të besoja se është duke më ndodhur një gjë e tillë, pasi po më shkakton emocione të mëdha, të cilat nuk dua t`i përjetoj“, vazhdon mëtutje zonja Ibraimi.StrugaLajm

Më në fund, ajo u bë anëtare e „Platformës“ ku mësoi se problemi nuk ka qenë ajo personalisht, por mënyra se si është deklaruar dhe paraqitur. „Është shumë lehtë të zemërohesh dhe të humbet shpresa nga përgjigjet e shumta negative. Në këto situata me rëndësi është të njoftosh njerëz të cilët dinë të të inkurajojnë dhe për këtë, e përgëzoj `Platformën`“, ka vazhduar Sevil Ibraimi.

Me ndihmën e trajnuesve dhe dy mentorëve, zonja Ibraimi e ka përmirësuar cilësinë e parashtresës së kërkesës për punë. „Edhe më tej jam duke pranuar përgjigje negative, por kualiteti i tyre është përmirësuar dukshëm. Ata më japin arsyetime të kuptueshme të cilat i pranoj si një hap më përpara“, ka përfunduar zonja ibraimi.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...