67 raste të reja me grip

Gjatë javës së kaluar në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 67 (I=3,2/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve.

Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve janë raportuar në territorin e NJR Gostivar (23), ndërsa incidencë më e lartë prej 50,4/100.000 është regjistruar në NJR Dibër.

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 367 (I=17,7/100.000).StrugaLajm

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara për 23,6%. Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 19 QSHP/NJR, ndërsa vetëm 8 nga ato kanë raportuar për më shumë se 10 të sëmurë. Numri më i madh i të sëmurëve janë (100) regjistruar në NJR Gostivar.

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet- 63,8%, ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet.

In : Aktuale

Loading...
loading...