Shtatori zbrazë xhepat e kryefamiljarëve

Një numri i madh i kryefamiljarëve, deklarohen se e kanë rënd t’i përballojnë harxhimet e shtatorit pa borxhe ose kredi. Ata thonë se situata me virusin korona, e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre financiare, pasi që një numër i madh prej tyre ka humbur vendin e punës apo i është zvogëluar paga e tij apo e bashkëshortes

Zenel MIFTARI

Shkup, 1 shtator – Shtatori simbolizon fillimin e një sezone të re vjeshte, ku familjet bëhen gati për stinën e dimrit. Ndryshe shtatori konsiderohet edhe si muaji i vështirësive për çdo familje. Familjet në shtator nisin dhe përgatitjet për stinën e dimrit, ata përgatisin turshitë, blerja e druve për ngrohje, përgatitja e ajvarit si dhe blerja e materialeve shkollore për fëmijët që do të shkojnë në shkollë. Menaxhimi i buxhetit familjar vlerësohet të jetë një punë mjaft e vështirë për një familje, në veçanti në raste kur jemi në prag të një krize të re ekonomike të cilën e ka shkaktuar pandemia e virusit korona.

Një numri i madh i kryefamiljarëve, deklarohen se e kanë rënd t’i përballojnë harxhimet e shtatorit pa borxhe ose kredi. Ata thonë se situata me virusin korona, e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre financiare, pasi që një numër i madh prej tyre ka humbur vendin e punës apo i është zvogëluar paga e tij apo e bashkëshortes. Në anën tjetër, paralajmërohet se në periudhën e ardhshme edhe një numër i madh i qytetarëve do ta humbin vendin e punës dhe kështu sigurimi i kafshatës së gojës do të hasë në vështirësi të shumta.StrugaLajm

Qytetarët thonë se, pagat e tyre nuk po mjaftojnë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet dhe obligimet e familjeve. “Harxhimet janë shumë më të mëdha se të hyrat në familjen tonë, e kemi të vështir të planifikojmë buxhetin familjar për një muaj”, shprehet një qytetar. Ata shpresojnë, që autoritet shtetërore t’iu ndalin në ndihmë, përmes pakove emergjente për ta tejkaluar krizën ekonomike më lehtë. Përndryshe, siç thonë ata nuk do të kenë asnjë mundësi t’i përballojnë harxhimet e shtatorit, duke e pasur parasysh nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimeve.
Ngritjen e çmimeve e kanë potencuar edhe nga Sindikata e shportës minimale, ata thonë se është vërejtur ngritje e çmimeve nga muaji mars deri në muajin qershor. Sipas tyre, në muajin mars shporta minimale në krahasim me muajin qershor kushton 635 denarë më shtrenjtë.RELATED POSTS

Nga Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve, për gazetën KOHA, shprehen se rritja e çmimeve në kohën e krizës së virusit korona, është problem momental i qytetarëve por kjo nuk ju takon atyre që të reagojnë dhe të bëjnë shtypje te kompanitë dhe personat përgjegjës për t’i ndryshuar çmimet, sepse ata krijohen në tregun e lirë. “Ne mbrojmë të drejtat e konsumatorëve në rast se ato shkelen nga kompanitë apo shitësi. Ne shpresojmë që Qeveria e re, të përgatit paket të ri për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive që rrezikohen të falimentojnë”, shprehen ata. Më tej, nga atje thonë se edhe në fillim të sezonit të vjeshtës Banka Popullore, duhet të përgatis protokolle të reja për ndërprerjen e punës së përmbaruesve dhe të ndërpresë detyrimin e qytetarëve për pagesën e kredive.StrugaLajm

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e kaluar ka ndarë kartela pagesore. Kartela pagesore prej 9,000 denarëve e cila mund të përdorej vetëm për produkte vendore, i ka takuar të gjithë qytetarëve të cilët janë të pa punësuar dhe marrin asistencë sociale. Ndërkohë kartela pagesore prej 6,000 denarë e cila ishte ndarë për turizëm vendor, i takonte qytetarëve me rrogë minimale prej 15,000 denarëve. Si dhe vauçeri prej 3,000 denarë, ia ka takuar nxënëseve të shkollave të mesme dhe studentëve. Ndërkohë, një masë e ngjashme për ti dalë në ndihmë qytetarëve pritet ta bëjë edhe Qeveria e re.

Si të çrrënjoset ekonomia informate?

Raporti i publikuar së fundmi nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, një bashkësi globale ekspertësh – i fokusuar tek prurjet e paligjshme financiare në Shqipëri, Kosovë dhe RMV zbuloi se ekonomia informale në Ballkanin Perëndimor favorizon paligjshmërinë dhe ofron një terren pjellor për krimin e organizuar dhe korrupsionin, transmeton EN. Korridori ballkanik është një nga linjat e trafikimit të drogës më të përdoruara në botë, veçanërisht për heroinë, por edhe për kokainë dhe kanabis. Në vitin 2014, UNODC përllogariti se më shumë se 20 miliardë dollarë kalojnë nëpër këtë korridor çdo vit.88 Kjo linjë lidh Afganistanin, prodhuesin më të madh të heroinës në botë, me tregjet e Rusisë dhe Evropës perëndimore, për në perëndim nga Shqipëria drejt Italisë, dhe në veri drejt Austrisë. Kanabisi i kultivuar në Shqipëri trafikohet përtej kufirit në Kosovë, për përdorim të brendshëm, apo për t’u transportuar për në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe kalon në Maqedoninë e Veriut, kryesisht për tregjet turke, bullgare dhe rumune. Kokaina kalon nga Shqipëria në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për tregun e brendshëm të drogës. Drogat sintetike që prodhohen në Maqedoninë e Veriut transportohen drejt lindjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...