Shtatzënë për herë të 16-të! Njihuni me familjen gjigante që shpenzon së paku 400 paund në javë vetëm për ushqim

Një nënë e zënë me 15 fëmijë ka zbuluar se është shtatzënë për herë të 16-të, dhe më e pabesueshmja është që e gjithë familja përdor vetëm pesë shtretër.

Sipas “The Sun”, Patty Hernandez, 38 veç, dhe burri i saj Carlos, 37 vjeç, jetojnë me fëmijët e tyre në Karolinën e Veriut.

Të 15 fëmijët e saj kanë emra që fillojnë me “C” në nder të Carlos, i cili është pastrues.

Patty dhe Carlos kanë 5 djem dhe 10 vajza, nga të cilët 3 janë grupe binjakësh. Më i madh është 12 vjeç dhe më i vogli prej tyre është 4 muajsh.

Çifti shpenzon 375 paund në javë me ushqime dhe pelena dhe po kërkojnë për një automjet të ri, pasi ai që kanë aktualisht nuk u mjafton.StrugaLajm

Pavarësisht se ka pranuar që rritja e kaq shumë fëmijëve mund të jetë stresuese, nëna e 15 fëmijëve është e lumtur që ka shumë fëmijë.

a9ae4c85-b498-4668-bd2c-21f4e615de5f

Ajo tha: “është pak më stresuese dhe e vështirë me një të porsalindur. Foshnjat gjithmonë qajnë dhe unë duhet të kujdesem për ta. Por ky është një bekim, ne e shijojmë këtë”.

“Ne ia kemi lënë gjithçka Zotit, kështu që çfarëdo që Zoti dëshiron të na japë, ne do të jemi të lumtur. Ne nuk përdorim kontraceptivë”.StrugaLajm

Patty ka kaluar mbi një dekadë shtatzënë duke lindur 15 foshnje që nga viti 2008 dhe tha: “Ndihem shumë e lumtur kur jam shtatzënë. Rreth tre muaj pasi kam lindur një fëmijë, unë zakonisht mbetem shtatzënë përsëri.”

Patty shtoi se të kesh kaq shumë fëmijë shoqërohet me shumë punë shtëpie, por tashmë ajo po trajnon fëmijët më të mëdhenj që ta ndihmojnë.

c339f466-ac32-46b2-a333-ac9471d27740

“Tani për tani kam një mijë rroba për të larë, që do të thotë të paktën pesë orë rroba për t’u palosur çdo dy ditë. Unë laj rroba të paktën katër herë në javë. Kur fëmijët luajnë, shpesh i lënë lodrat në dysheme, kështu që unë duhet ta pastroj edhe këtë”.

“Unë përpiqem t’u jap atyre një rutinë ditore për të pastruar atë që lënë pas. Ata kanë punët e tyre. Më i madhi ndonjëherë bën petullat e tij, por shumicën e kohës unë jam ajo që gatuaj”.

3be10b47-ce3f-495e-a421-964723cb783f

Patty dhe Carlos e duan familjen e tyre të madhe dhe janë argëtuar pafundësisht nga vëmendja që marrin.

Ajo tha: “Njerëzit më pyesin gjithë kohën, ‘a janë të gjithë të tutë?’ Të gjithë habiten kur zbulojnë se sa fëmijë kam, veçanërisht sepse jam një person kaq i imët në trup. Unë kurrë nuk kam menduar se do të kisha kaq shumë fëmijë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...