Taravari denoncon: Qeveria iu është vërsulur Komunave që udhëhiqen nga ASH

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përmes një konference për shtyp ka thënë se Qeveria i është vërsulur komunave ku udhëheq Aleanca për Shqiptarët dhe me çdo kusht t’i dëmtojë ato.

Taravari thotë se për çdo ditë inspektorate të ndryshme i dërgohen komunës së Gostivarit, asaj të Vrapçishtit dhe Bogovinës.StrugaLajm

“Në vend që Qeveria të gjej çantën me 1.5 milion euro të Boki 13, të zbardh rastin e Maxhar Telekomit që kishte një përfundim në Gjykatën e Nju Jorkut, rastin e Den Donçevit, të kaubojve të BDI-së që gjuajnë nëpër dasma, por asgjë nuk zbardhet nga këto raste, ndërsa pushteti mban inat me Aleancën për Shqiptarët”, deklaroi Taravari.StrugaLajm

Taravari shtoi se nuk janë kundër kontrolleve të inspektorateve, por ato duhet të shkojnë edhe në komunat e menaxhuar nga BDl-ja.

In : Aktuale

Loading...
loading...