Shtetas të ardhur nga Italia janë bllokuar në vendkalimin kufitar Tabanoc (VIDEO)

Shtetas të Maqedonisë së Veriut janë bllokuar në vendkalimin kufitar “Tabanoc”. Kjo për shkak se kanë ardhur nga Italia, ndërkaq nuk i lejojnë të hynë në vendin tonë.

Kanë bërë testin dje, ka rezultuar negativ, ndërkaq tash nuk mund të hynë në RMV, raporton TV21.

Sipas tyre, autoritetet e vendit nuk ua pranojnë testin për COVID19.  Vendi ynë kërkon test PCR, kurse këta qytetarë kanë një lloj tjetër testi.StrugaLajm

Ata thonë se nuk kthehen prapa dhe as pranojnë të hynë në karantinë shtetërore, pasi siç thonë janë të shëndetshëm dhe se testi është negativ. “Kërkojmë që menjëherë të na zhbllokojnë”, thanë qytetarët e bllokuar.StrugaLajm

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani apeloi që shtetasit e Maqedonisë që mos nisen për tu kthyer në Maqedoni pa koordinim me Qeverinë.

In : Aktuale

Loading...
loading...