Shtetasi i Maqedonisë mbyt mësuesen gjermane dhe vetvritet, kush është 34 vjeçari?! (FOTO)

Disa javë më parë, shtetasi maqedonas Vlado S. (34), e mbyti të dashurën e tij Selina A. (28). Tani mësohet se edhe ai ka kryer vetëvrasje

Si ndodhi rasti: Mësuesja gjermane u raportua e zhdukur nga shkolla e saj në rrethin e Freisingut në Gjermani – dhe gjithashtu nga të afërmit. Policia e gjeti atë të vdekur te banesa e Vlado S.

Një fqinj dëshmitar ka pohuar për “Bild”: “Kur erdhi policia, dera ishte e hapur. Ata duhej ta mbanin sepse donte të vriste vetveten. Ata e nxorrën atë duke e transportuar në barelë”. Sipas policisë, Vlado S. u dërgua në një spital me plagë.

Vlado S. më vonë u transferua në Spitalin e rrethit ëasserburg si një person me rrezik për vetëvrasje. Më pas, ai kishte kryer vetëvrasje.StrugaLajm

Përkundër vetëvrasjes së shtetasit maqedonas (34), i cili thuhet se ka vrarë të dashurën e tij në banesën e tij nga mesi i muajit maj, hetimi vazhdon.StrugaLajm

Thomas Steinkraus-Koch, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Landshut, ka deklaruar: “ne kryesisht duam të presim raportet toksikologjike mbi dy të vdekurit”, transmeton Shtegu. Autoritetet vazhdojnë të supozojnë se shtetasi maqedonas është fajtori. “Përfshirja e një pale të tretë të panjohur është shumë e vështirë”.

Ndërkohë, shkaku i vdekjes së mësueses së shkollës fillore nga rrethi Freising, është vërtetuar: Sipas Steinkraus-Koch, ishte çështje “e përdirmit të forcës rreth qafës”. Pra, viktima është mbytur. Ende po kontrollohet nëse i dashuri i saj më parë i kishte administruar drogë.

Zyra e prokurorit publik në Traunstein është duke hetuar vetëvrasjen e të dyshuarit në një klinikë psikiatrike në Gabersee. 34-vjeçari thuhet se ishte varur me një peshqir në dush.

In : Aktuale

Loading...
loading...