Shtetasi i Maqedonisë me Audi Q7 përfundon në lumin Bosnja të Dobojit

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut me inicialet Z.Gj. ka humur drejtimin me makinën e tij “Audi Q7” duke përfunduar në lumin Bosnja në Doboj të Bosnjë-Hercegovinës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, por autoritetet theksuan se 48 vjeçari nga Maqedonia nuk ka pësuar lëndime dhe se ka arritur që të ngjitet sipër makinës duke shpëtuar dhe kërkuar ndihmë.

Policia e Dobojit menjëherë ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke e nxjerrë nga lumi të aksidentuarin me anë të një varke.StrugaLajm

Zëdhënësja e policisë boshnjake, Dragana Kerkez, ka thënë se mëngjesin e djeshëm rreth orës 9.30 në Kostajnicë afër Doboj, ka ndodhur një aksident automobilistik kur një veturë ka dalë nga rruga, duke përfunduar një lumin Bosnja. Policia bërë të ditur se po merret me ekspertizën e plotë të aksidentit. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...