Shteti humb rreth 16 mijë euro për çdo të ri që largohet nga vendi

Maqedonia e Veriut është njëri ndër vendet me më shumë të rinj nga Ballkani Perëndimor që largohen për në Evropë. Sipas raporteve ndërkombëtare, thuhet se më shumë se 550 mijë të rinj, janë shpërngulur nga vendi. Hulumtimet e organizatave të huaja thonë se 64 për qind e të rinjve që kanë ikur nga vendi e kanë bërë me arsyeje për të gjetur punë, 26 për qind prej tyre janë larguar për të siguruar një jetë më të mirë dhe 10 për qind janë larguar sepse janë të dëshpëruar nga situata politike në vend. Ndërsa nga ana tjetër, personat që vendosin të kthehen në vendlindja e bëjnë për nostalgji ndaj vendlindjes ose nga pamundësia për të gjetur punë të qëndrueshme dhe vetëm një numër i vogël kthehen për të investuar në vendin e tyre duke hapur ndonjë biznes privat. Sipas hulumtimit të Bankës Botërore, shteti në vit humb nga 15.848 euro për secilin të ri i cili largohet nga vendi apo gjithsej 350 milionë euro nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV).

Papunësia e të rinjve, e cila mbetet në një nivel shumë të lartë, ende veçohet nga OJQ-të si një nga problemet kryesore me të cilat përballen të rinjtë në vend. Sipas një hulumtimi të fundit, është konstatuar se një e katërta e të papunëve janë të rinj dhe se përqindja e të rinjve që kërkojnë punë është shumë më e lartë krahasuar me të gjitha grupmoshat tjera. Nga Forumi për Edukimin e të Rinjve për gazetën KOHA, kanë deklaruar se në hulumtimet e tyre, pengesa kryesore të cilën të rinjtë e përmendin është partizimi i institucioneve publike. Sipas tyre, të rinjtë thonë se problemi është i dukshëm dhe se ekziston një mungesë e përgjithshme për kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të organeve drejtuese të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore.StrugaLajm

“Duke u bazuar në diskutimet me të rinjtë, arsyeja kryesore e rritjes së papunësisë është që privilegjohen të rinjtë të cilët janë anëtar të partive politike. Në përgjithësi, theksohen dy arsye kryesore, e cila është përkatësia partiake dhe nepotizmi në rritje në zgjedhjen e vendeve të punës“, thonë nga Forumi për Edukimin e të Rinjve. Nga ana tjetër, sipas raporteve dhe sondazheve ndërkombëtare për vendin dhe rajonin tonë papunësia dhe zhvillimi i dobët ekonomik janë problemet kryesore për qytetarët në rajon. Derisa mungesa e punës dhe nepotizmi përmenden si dy pengesa tjera kryesore për punësimin e të rinjve. Ndërkohë sipas publikimeve të fundit nga institucionet vendore, vende të lira të punës ka vetëm në sektorët ku paga është e ulët. Ndryshe, sipas njoftimeve të fundit në vendin tonë 15.000 të rinj e kanë humbur vendin e tyre të punës si rezultat i krizës ekonomike të shkaktuar nga virusi korona. (koha.mk)Previous articleStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...