KU SHKON DINJITETI!

Njerëzit ndërtojnë dhe shkatërojnë, luftojnë dhe lidhin paqë,e mbrojnë por edhe e shkatërojnë natyrën, edukojnë por sillen edhe në mënyrë joedukative! Te të gjitha këto ndodhi aktorët kryesorë janë njerëzit. Ato marrin pjesë tek këto procese, përpara me maturi dhe dinjitet, kurse sot me pak maturi dhe dinjitet. Njerëzit me dinjitet i kanë ndërtuar civilizimet,njerëzit pa dinjitet i shkatruan civilizimet, thesarin kulturor të shoqërisë! Sot u harua dinjiteti sepse njerëzit duan ta shohin shoqërinë ashtu siç janë ato vetë,kërkojnë që të tjerët të sillen sipas modelit të tyre! Zullumi dhe shpifjet e kanë rolin kryesor! Sherri i bë lokomotiva kryesore që i lëviz njerëzit. Nuk u mësuam ti vlersojmë gjërat që i kemi,prandaj i harruam ato që i kishim! Humanizmi u fut në hijen e egoizmit. Secili mundohet tjetrin ta shtyj që të rrëzohet,por haron se i rrëzuari shpejt mund të ngirhet dhe të qëndroj mbi të! Në shoqërin me teknologji digjitale makinat u bën më të moderuar se njerëzit! Shajret janë bër talismani kryesor, ai që i përdor do të shkoj përpara,sharjet dhe ofendimet u bën si ajmali për afirmim! U krijua besimi i ri,” feja ballkanike”, sa më shumë sharje për të afërmit, ajmalia më e fort, kurse krenaria më e lartë! Mbyllet zemra nga lakmia dhe bllokohet funksionimi i arsyes instruamentale, arsyen e zëvendësojnë veprimet instiktive somnabulistike. Sindromi i njeriut i ballkanik është se nuk dinë ku shkonë dhe çka kërkonë. Qëllimi është një, që të veproj pa qëllime të logjikshme, për inatin e të tjerëve!

Prof.Muhamet BorovaStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...