Si e zbuluan italianët që ishte vajza që kreu masakrën në Dibër

Zbulimi i vrasësve të familjes Pocesta në Dibër i ngjan një filmi thriller.

E vërteta e krimit të tmerrshëm u zbulua si pasojë e një bashkëpunimi të ngushtë mes autoriteteve maqedonase dhe atyre italiane, të cilët kanë zbuluar në kohë rekord edhe autorin e masakrës si edhe personat që e ndihmuan atë.

E gjendur e rrethuar me prova të pakundërshtueshme si edhe me personat që e ndihmuan në burg në Maqedoni, Blerta Pocesta është detyruar që të pranojë sot para hetuesve në Itali se ishte ajo që vrau prindërit Amit dhe Nazmije Pocesta si edhe motrën e vogël, Anila Pocesta.

Si u zbulua bashkëpunëtori

Pasi zbuluan itinerarin e futjes dhe daljes nga Maqedonia të Blerta Pocestës, autoritetet italiane hetuan me metoda speciale. Prokuroria e Pardenones ngriti një grup të posaçëm pune me ekspert të teknologjisë mobile, të cilët ndoqën itinerarin e Blertës, raporton Albeu.com.

U zbulua se pasi zbriti në Shkup ajo kontaktoi me një numër të panjohur. Italianët zbuluan përmes Inteligjencës së Rrjeteve Sociale se kush ishte personi.

Ata e gjetën atë duke përdorur elementin gjeografik dhe listën e kontakteve të këtij numri.

Kështu, ata kishin arritur tek 31 vjeçari Ferdi Gashi. Menjëherë italianët kontaktuan autoritetet maqedonase, të cilët arrestuan Gashin dhe dajën e tij, Veap Glloboçishta.StrugaLajm

Ata dhanë deklaratën e tyre në polici duke konfimuar qe e kishin ndihmuar Blertën në kryerjen e këtij krimi pasi ajo u kishte premtuar 700 euro si dhe punë në Itali.

Këto deklarata, italianët ia kanë paraqitur asaj duke e detyruar të pranojë krimin e kryer.

Zbulimi i vrasësve të familjes Pocesta në Dibër i ngjan një filmi thriller.StrugaLajm

E vërteta e krimit të tmerrshëm u zbulua si pasojë e një bashkëpunimi të ngushtë mes autoriteteve maqedonase dhe atyre italiane, të cilët kanë zbuluar në kohë rekord edhe autorin e masakrës si edhe personat që e ndihmuan atë.

E gjendur e rrethuar me prova të pakundërshtueshme si edhe me personat që e ndihmuan në burg në Maqedoni, Blerta Pocesta është detyruar që të pranojë sot para hetuesve në Itali se ishte ajo që vrau prindërit Amit dhe Nazmije Pocesta si edhe motrën e vogël, Anila Pocesta.

Si u zbulua bashkëpunëtori

Pasi zbuluan itinerarin e futjes dhe daljes nga Maqedonia të Blerta Pocestës, autoritetet italiane hetuan me metoda speciale. Prokuroria e Pardenones ngriti një grup të posaçëm pune me ekspert të teknologjisë mobile, të cilët ndoqën itinerarin e Blertës, raporton Albeu.com.

U zbulua se pasi zbriti në Shkup ajo kontaktoi me një numër të panjohur. Italianët zbuluan përmes Inteligjencës së Rrjeteve Sociale se kush ishte personi.

Ata e gjetën atë duke përdorur elementin gjeografik dhe listën e kontakteve të këtij numri.

Kështu, ata kishin arritur tek 31 vjeçari Ferdi Gashi. Menjëherë italianët kontaktuan autoritetet maqedonase, të cilët arrestuan Gashin dhe dajën e tij, Veap Glloboçishta.

Ata dhanë deklaratën e tyre në polici duke konfimuar qe e kishin ndihmuar Blertën në kryerjen e këtij krimi pasi ajo u kishte premtuar 700 euro si dhe punë në Itali.

Këto deklarata, italianët ia kanë paraqitur asaj duke e detyruar të pranojë krimin e kryer.

In : Aktuale

Loading...
loading...