Histori e denjë për filma, si lindi dashuria mes Lindës dhe Ramës (FOTO)
Kryeministri Edi Rama prej 5 vitesh ka lidhur martesë me Linda Ramën.
Të dalë nga lidhje e martesa të dështuara, kryeministri Edi Rama, asokohe në opozitë vendosi të lidhë jetën dhe të krijojë familje me ekonomisten Linda Rama.
Por si lindi historia e dashurisë mes tyre?
Fillimisht fëmijët e çiftit, djali i Ramës, Gregori dhe vajza e Lindës, Rea, kanë qenë shokë klase, dhe shoqëria e tyre e ngushtë ka bërë që edhe prindërit e fëmijëve të takohen me njëri-tjetrin.
Gregori e ka ftuar disa herë Raean për hipizëm në fshatin Pezë, ku më parë jetonte Edi Rama, dhe vajza shkonte e shoqëruar nga e ëma.
Kështu çifti është takuar herë pas here, takime të cilat janë bërë shkak për të krijuar më shumë afrimitet, duke krijuar në këtë mënyrë edhe një lidhje dashurie mes Ramës e Lindës.
Njohja dhe lidhja e tyre ka zgjatur rreth dy vite, lidhje e cila u kurorëzua në martesë.