Si të kurseni para për 1 muaj
Paratë nuk janë gjithçka, por shërbejnë thuajse për gjithçka, e për këtë sa më shumë të keni e të kurseni aq më mirë është.
Nëse të ardhurat nuk varen tërësisht nga ju, më poshtë keni disa mënyra ,mjaft të mira se si të organizoni shpenzimet për të kursyer sa më tepër.
1- Shënoni diku të gjitha shpenzimet ditore: ushqimet, kafet, cigaret, biletat e autobusëve… etj.
2- Në fund të javës së parë, përcaktoni cilat janë produktet e domosdoshme, ato që janë të përdorshme zakonisht, ato që teprojnë dhe ato që nuk ju hyjnë në punë…
3- Mos e teproni me libra, kinema, bileta udhëtimi apo takime të shpeshta me miqtë thjesht sa për të shtyrë kohën…
4- Zgjidhni një ditë të javës në të cilën nuk do të shpenzoni asgjë; as kafe, as xhiro në supermarket, as shopping… etj.
5- Tërhiqni nga bankomati aq të holla sa ju duhen dhe jo shumicën e parave që keni në llogari.
6- Merrni një kuti kursimi dhe vendosini vetes si kusht që çdo ditë të depozitoni deri në një vlerë të caktuar.