Skandali:Kamioni që transportonte një ngarkesë diplomatike për Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë kapet me cigare dhe alkool


Një kamion që po transportonte ngarkesë diplomatike për Ministrinë e jashtme të Maqedonisë së Veriut është ndaluar në kufirin e Sllovenisë gjatë hyrjes për në Itali, ku gjatë kontrollit është vërtetuar se po kontrabandonte cigare dhe pije alkoolike, raporton portali Mkd.mk.

Një burim anonim i ka thënë këtë portali se shoferi kishte treguar dokumentet se po transportonte postën diplomatike të MPJ-së së Maqedonisë së Veriut, por pas aktivizimit të skanerit, është gjetur sasi e cigareve dhe pijeve alkoolike, që mbanin vulën e MPJ. Autoritetet e Shkupit siç bën të ditur portali janë informuar përmes rrugëve diplomatike nga autoritetet italiane. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...