“SKËNDERBEU ” I XHEVAT LIMANIT!

Muhamet Borova

Aktori është i madh sepse aktrimin e tij nuk e përjeton vetëm ai, por të gjithë që atë e përcjellin.Madhësin e tij si aktor,si mjeshtër,si njeri me shpirt të madh e tregoj Xhevat Limani në rolin e “Skënderbeut”.Karakteri produktiv e bën rolin produktiv.Midis rolit dhe personazhit në monodramën ekzistonte kompatibilitet i plotë.Roli briliant i Xhevat Limanit më bërë të ndihem sikur udhëtoj në kohë. Nusprodukti i kësaj shfaqje ishte orgjinaliteti i madh.Roli dinjitoz,monumentar dhe i përkryer bëri që spektatorët ta përjetojnë ambientin në dritën e shekullit kur ndodhë ngjarja. Roli i “Skënderbeut” në skenë është një kuptim, një mbresë për një kohë ,për një periudhë , të cilës nuk i përkasim,por emocionalisht dhe vizualisht secili ariti ta përjetojë. Monodrama “Skënderbeu” është nostalgji, është kujtesë. Luciditeti, eleganca dhe sharmi i aktori në lëvizjet skenike bën që kjo shfaqje sa herë që të shihet të bëhet më joshëse.Kur flasim për shfaqjen, në të vërtet flasim për artistin, për njeriun që e ringjalli “heroin kombëtar” duke e reflektuar në mënyrë më ingjenioze moralin e tij.Përmes shfaqjes “Skënderbeu” për një moment u bë uniformizimi shpirtëror, duke na futur në botën e përjetimeve të përbashkëta.Ngjarjet që ndodhin në skenë janë fragmente nga një epohë, por secili duhet ta gjejë bukurinë dhe gëzimin e asaj epohe. Aktorët si Xhevat Limani me forcën e fjalës e afrojnë këtë bukuri duke na i ndryshuar paragjykimet dhe duke na i zbutur zemrat.Urime për aktorin Strugan!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...