Skifterat dhe anarkia, me shkas nga vjedhjet e fundit ne Struge!

Nga anarkia komunitare, qe ishim le te themi para 30 viteve, tashme kemi kaluar ne anarkine e tregut.

Ne rast se dikur e drejta zakonore sfidonte sistemin korrent zyrtar etatist jugosllav, sot sot jane dy fenomene te tjera qe kane ndryshuar drastikisht menyren e jetes ne provincat e Maqedonise ( se Veriut tashme).
Mund te jene dhe fenomene globale qe nderlidhen me njeri tjetrin gjithsesi:

Konsumerizmi ne funksion te shpernguljes nuk mund te qendroje paanesisht nga varferia dhe deshperimi masiv.

Per pasoje, banesat kolektive dhe shtepite private, neper qytete e sidomos neper rrethinat rurale te shqiptareve ne Maqedonine Veriore keto 5 vitet e fundit jane boshatisur me progresion gjeometrik nga 3 mujori ne 3 mujor.

Nga aspekti kriminogjen, skifterat* nuk jane nje race qe qendron aty e pandryshueshme per nga gjeni. Jo!

Ata per arsye te ndryshme i jane futur rruges se kriminalitetit ( kryesisht ekonomike), por pyetja eshte se pse ata jane kq efikase.

Pergjigjja qendron ne gjykimin tim ne ate qe e shpreha me larte.

Shtepite jane bosh, kurse fqinji jo vetem qe fizikisht eshte larg, por edhe solidariteti nuk eshte aq i shendoshe se sa vite me pare.

Ne rast se dikur kerkojej ndihme nga fqinji, apo familjaret, sot kerkohet ndihme nga kompanite e sigurimit.
Pra sic e thashe me terma politike, kemi kaluar nga anarkia e komunitetit ne anarkine e tregut.StrugaLajm

Siguria eshge tashme nje e mire private, qe mund te sigurisht sigurohet vetem privatisht me para ne dore.

Dhe kjo logjike vlen edhe per mireqenien, shendetin, punesimin.

Shteti , si pale kontraktuale, ne kete rast policia, ka qene gjithmone neutrale si ne anarkine tone komunitare si ne anarkine tone te tregut. Atij gjithmone i ka interesuar, qe te jemi provincialisht te izoluar nga jeta publike reale qe ndodh ne qendren e madhe politike – 
Qender Shkup.

Shpesh kesaj qasjeje shteti ja ka pare sherrin ne gjendjen tone komunitare. Atehere shqiptaret organizoheshin duke ndertuar gati gati nje shtet paralel.

Por, sot, ne kete anarki tregu, roli neutral i policise dhe politikes kriminale eshte me pasoja te renda.

Shqiptaret do vazhdojne te arratisen, skifterat do vazhdojne te shtohen, sepse siguria, shendeti, puna, mireqenia, mund te sigurohen tashme as ne komunitet ( sepse si shtet kurre s’e kemi patur) por si individe lidhin kontrate me individe te tjere, e jo me shtetin.

Shume shpejte do kemi dy kategori, skiftere nate qe vjedhin shtepi dhe skiftere dite qe vjedhin nje komunitet te tere(shqiptaret e ndershem), i cili per pasoje eshte i destinuar te arratiset.

Roland AMZAI/Strugalajm

In : Aktuale

Loading...
loading...