Sot protestohet kundër dënimeve kapitale ndaj grupit të “Lagjes së Trimave”

Në Shkup sot do të protestohet kundër vendimit për të dënim kapital ndaj pjesëtarëve të grupit të zënë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. “Disa organizata joqeveritare me inicativë qytetare organizojmë protest kundër dënimit kapital që Gjyqi i Shkupit 1 ua shqyptoi të dënuarave në rastin ‘Lagja e Trimave’, Kumanovë. Protesta do të mbahet ditën e diel me fillim në ora 13. Protestat do të niset nga Sheshi “Skënderbeu dhe do të përfundojë para gjykatës Themelore Shkup 1”, thuhet në njoftimin e organizatave joqeveritare. Protesta është paralajmëruar të nisë prej orës 13:00 në Sheshin Skenderbeu në Shkup dhe do të përfundojë para ndërtesës së gjykatës.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...