Sot seanca për votimin e Qeverisë së re

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot fillon debatin për votimin e Qeverisë së re të koalicionit të përbërë nga LSDM me partnerët e saj, BDI dhe PDSH.

Për zgjedhjen e Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev janë të nevojshme 61 vota, ndërsa koalicioni i formuar përbën 62 vota, përcjell INA.

Partitë më të mëdha opozitare VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA paralajmëruan se do të jenë pjesë e debatit, ku do të votojnë kundër kësaj Qeverie.StrugaLajm

Numri i ministrive në këtë qeveri është zvogëluar nga 26 në 19 ministri. Mandatari Zoran Zaev tha se prioritetet e Qeverisë së re janë transformimi i ekonomisë për rritje të shpejt dhe rritje të standardit, investime në shëndetësinë publike, ulja e shkallës së varfërisë nën 16%, aplikimin e policies komunale nën ingerencat e pushtetit lokal. Po ashtu në fokusin e kësaj Qeverie janë nisja e negociatave për anëtarësim në BE, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mire me Bullgarinë, etj.

In : Aktuale

Loading...
loading...