Sot shpallet kandidati i LSDM dhe BDI-së për kryetar të shtetit

Gjatë ditës së nesërme pritet që të realizohen takime mes partnerëve të koalicionit si dhe mbështetësve të kandidatit konsensual për president të shtetit, pas çka, të premten, pritet të bëhet i ditur emri i kandidatit me të cilin bashkërisht do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 21 prill.

Pas takimit të djeshëm mes kryeminstrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe kreut të BDI-së. Ali Ahmeti, ky i fundit tha se kanë rënë dakort për një kandidat konsensual për president, por nuk shpalosi emrin e kandidatit.

Pas takimeve të mundshme mes kryeministrit Zoran Zaev me liderët e BDI-së, Alternativës dhe PDSH-së, kandidati për president që do të marrë dritë jeshile, më pastaj do të marrë vërtetim formal në kongresin e LSDM-së, më 3 mars.

Radmilla Shekerinska, Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov dhe Oliver Spasovski janë emrat që më së shumëti janë përmendur deri më tani, e që mbeten akoma në lojë.StrugaLajm

Për dallim prej bisedimeve të udhëhequra nga LSDM që po zhvillohen këto javët e fundit me më shumë parti politike për gjetjen e një kandidati të përnbashkët, VMRO- DPMNE tashmë e ka zgjedhur Gordana Siljanovskën si kandidate për president shteti, para thuajse dy javëve

In : Aktuale

Loading...
loading...