Sot vendoset për plotësimin qeverisë, LSDM po kalkulon?!

Sot është dita finale për plotësimin e kabinetit qeveritar, respektivisht përzgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, ministrit pa resor dhe zv.ministrit të Arsimit. Alsat-M mëson se edhe më tej mbetet e hapur mundësia e ri formatimit më të gjerë dhe ndryshime të resorëve mes partive të koalicionit.

Çështja ka mbetur pezull prej disa javësh, që kur anëtarët e Qeverisë u zgjodhën në krye të institucioneve të pushtetit lokal. Kjo pasi që kryeministri Zoran Zaev po kalkulon. Ndërsa partia e tij sot vendos lidhur me këtë cështje që po zvarritet. StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët këmbëngul që edhe më tej të drejtojë dikasterin e Shëndetësisë duke propozuar emrin e Vullnet Feratit por vetë kryeministri Zaev kishte deklaruar se do të shqyrtohen edhe propozime dhe emra të tjerë. Kryesia e ASH mbrëmë mbajti mbledhjen e kryesisë qendrore, por nuk u dhanë detaje se kjo parti do ta mbajë postin e ministrit të shëndetësisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...