Spasovski: Punëtorët të mos nënshkruajnë largim nga puna

Kryeministri Oliver Spasovski thotë se nuk ka largime drastike nga puna pas krizës me koronavirusin dhe apelon që punëtorët të mos nënshkruajnë largime kontraktuese nga puna, ndërsa punëdhënësit të tregojnë solidaritet dhe ta mbajnë një pjesë të barës sepse edhe pas krizës të gjithë së bashku duhet ta vazhdojnë  aktivitetin ekonomik të shtetit. Në vend që sicili të kalkulojë  dhe të shikojë të përfitojë nga kriza, porositi,  duhet të veprojnë të kundërtën të dijë se diçka duhet  edhe të humbet.

“Fakt është se nuk ka numër drastik të njerëzve të cilët janë shkarkuar nga puna, ekziston  një luhatje normale, ka të çregjistruar dhe regjistrime të reja, ka largime nga puna  të një numri të caktuar, ka edhe punësime të reja, megjithatë ajo nuk është shifër e cila  në mënyrë drastike lëviz në këtë periudhë. Në atë pjesë gjendja  nuk është e tillë siç duan  të tregohet”, tha Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp  në Qeveri.

Punëtorët, plotësoi  nuk duhet të nënshkruajnë marrëveshje për largim nga puna. Në këtë situatë shteti u ndihmon shumë punëtorëve, bën gjithçka  që është e mundur  t’i mbajnë vendet e punës, por duhet edhe punëtorët  t’i ndihmojnë vetes, ndërsa  punën më të vogël që mund ta bëjnë është të mos nënshkruajnë largim konteraktues. nga puna.  Ka ligj për marrëdhënie pune i cili i mbron punëtorët dhe ekzistojnë dy  opsione në bazë të të cilave  ata mund të shkojnë në punë, ndërsa të përfitojnë nga Ligji. Nëse është për shkak të mosaktivitetit ekonomik paguhet 70 për qind e pagës,  ndërsa nëse është për shkak të fuqisë madhore 50 për qind”, sqaroi Spasovski.

Edhe punëdhënësit, thotë kryeministri, duhet të solidarizohen dhe të bartin  një pjesë të barrës. Shteti është këtu,  do të ndihmojë, me qëllim që të mbahen  vendet e punës dhe kompanitë, që të vazhdojmë pas krizës së bashku  në realizimin e aktiviteteve ekonomike,  por të solidarizohen në këtë moment”, porositi kryeministri.

Të gjithë, ka potencuar, bëjnë kalkulime sepse secili dëshiron të fitojë  nga kjo krizë,  ndërsa duhet të veprojmë ndryshe që secili duhet të humb diçka nga kjo  krizë.

“Mendoj se madje edhe objektet hotelierike dhe ata të cilët merren me turizëm etj, kanë mundësi dhe kapacitet  për një periudhë t’i ndihmojnë vetes dhe punëtorëve, ndërsa gjithsesi në prill  dhe maj do të mund t’i shfrytëzojnë  këto risi. Tani saktë nuk mund ta tregojmë shifër,  por nuk kemi kurrfarë rritje drastike të papunësisë,  por kemi pothuajse  situatë të balancuar ku në një pjesë  ka edhe punësime të reja” potencoi Spasovski në pyetjen e gazetarëve.StrugaLajm

Sipas tij, pjesa më e madhe e kompanive kuptojnë  se është shumë e rëndësishme punëtorët të qëndrojnë në shtëpi. “Ata të cilët nuk e kuptojnë atë  pres t’u bëhet e qartë se edhe kur të përfundojë kriza duhet të vazhdohet me punë,  ndërsa që të vazhdojnë me punë  duhet të kemi punëtorë të cilët do të punojnë”, tha Spasovski.

I pyetur nëse janë të pranueshme propozimet për ballafaqim me dëmet në ekonomi nga opozita e VMRO-DPMNE-së, Spasovski tha se  secili propozim  me qëllim të mirë është i vlefshëm për shqyrtim.

“Propozime si paralajmërime kemi nga shumica, nga partitë politike, nga odat ekonomike, sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve dhe intelektualët dhe i shqyrtojmë   në këshillin ekonomik, dy herë  u mbajt mbledhje, kishte përfaqësues të VMRO-së dhe atje biseduam. Nuk janë dhënë dekrete, ndërsa çdo propozim me qëllim të mirë  është i vlefshëm për shqyrtim. Dekretet i dorëzojnë ministritë kompetente”, citoi Spasovski.

Siç vlerësoi, është shumë e thjeshtë procedura për shfrytëzim të risive nga masa qeveritare për mbështetje të ekonomisë me kreditë, dhe aplikimi  dhe shfrytëzimi i mjeteve financiare.

“Saktë janë cituar kriteret që duhet të plotësohen,  nëse i plotësojnë do t’i marrin paratë, por askund nuk do të shkojnë paratë pastaj të plotësohen kriteret. Keqpërdorimet e mundshme  do të ndiqen  menjëherë nga institucionet kompetente dhe do të ndërmerren masa adekuate. Ka vepra penale për keqpërdorim të subvencioneve”, përkujtoi kryeministri./MIA

In : Aktuale

Loading...
loading...