Lajm i mirë për blegtorët: 2500 den për kokë qengj-femër. APLIKO

Sekretari shtetëror i Ministrisës së Bujqësisë, Nefruz Celiku ka dhënë një lajm të mirë për blegtorët. Ai thotë se qeveria sapo ka miratuar një dekret ku blegtorët për qengjat femra do të marrin nga 1500 denarl për kokë, të llogaritura me masën bazë prej 1.000 denarë për delet e evidentuara, me rritjen e tanishme për nën masës së ruajtjes së qengjit femër prej 1,500 denarë për kokë, blegtorët e deleve do të përfitojnë mbështetje financiare prej 2.500 denarë për qengj-femër, përcjell TS.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi Dekretin për ndryshimin e Dekretit për kriteret më të afërt për pagesa direkte, përfituesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyra e pagesave direkte për vitin 2020. Ndryshimet në këtë Dekret rrisin mbështetjen financiare për blegtorët për qengjëjt e mbajtura femra. Shuma e ndihmës për një qengj femër është rritur nga 700 denarë në 1500 denarë për kokë. Të llogaritura me masën bazë prej 1.000 denarë për delet e evidentuara, me rritjen e tanishme për nën masës së ruajtjes së qengjit femër prej 1,500 denarë për kokë, blegtorët e deleve do të përfitojnë mbështetje financiare prej 2.500 denarë për qengj-femër.
Qeveria e mori këtë vendim për shkak të situatës së shfaqur dhe problemeve me blerjen e qengjave, për shkak të krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale e koronavirusit.StrugaLajm

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave edhe në të ardhmen do të monitorojë situatën me blerjen dhe eksportin e qengjit. MBPEU është në komunikim të vazhdueshëm me blegtorët dhe ruajtësit e deleve, dhe përveç tregjeve tradicionale si Italia, Kroacia, Greqia, kërkohen edhe tregje të tjera alternative për eksportint të qengjit” ka shkruar Celiku.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...