SPUTNIK e para dhe Pfizer e dyta, si vaksinat më të preferuara në Maqedoninë e Veriut

Sipas një ankete të Institutit për Hulumtime Politike (IPIS) në Shkup, qytetarët në Maqedoninë e Veriut më së tepërmi preferojnë vaksinat Pfizer dhe Sputnik V kundër COVID-19.

Anketa është realizuar me telefon me 1112 anketues në periudhën midis 11 dhe 14 prill 2021, duke përfshirë qytetarë nga gjithë territori i vendit. Mbi 57,7 % janë deklaruar se do të pranojnë vaksinën nëse do të kenë mundësinë, 24.5% nuk do të vaksinohen dhe 17.8 % janë në dilemë.

Në pyetjen se cilën vaksinë do ta merrnin: 21.8% janë deklaruar për vaksinën ruse Sputnik V, 21.6% për Fajzer (Pfizer), 13.8% për cilëndo, 6.2% për Astrazeneca, 4.4% për Sinofarmin kinez dhe 3.1% për Moderna. Në pyetjen e njejtë 16.1% kanë thënë se nuk do të pranonin asnjërën prej tyre.StrugaLajm

46.1% e anketuesve kanë vlerësuar se shteti shumë keq po ballafaqohet me korona krizën duke krahasuar me vendet e rajonit, ndërsa 32.6% kanë thënë se ballafaqimi është i ngjajshëm si me vendet e tjera.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...