Arsyet e rritjes së çmimit të banesave, flet kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë, Andrea Serafimovski, në paraqitjen e tij në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, duke folur për rritjen e çmimit të banesave tha se kjo është për shkak të disa faktorëve, ndër të cilët çmimet e larta të materialeve ndërtimore, por siç tha ai ka pasur pjesën e vet edhe ligji për ditën e diel jopune.

“Rritja drastike e çmimit të materialeve të ndërtimit luajti rolin më të madh në krijimin e çmimit të ri për metër katror si për shitje ashtu edhe për qira, por edhe rritja e pagës minimale dhe rregullore të tjera që kufizuan veprimtarinë e kompanive të ndërtimit luajtën një rol të rëndësishëm, siç është ligji për të dielën ditë jopune”, tha Serafimovski.StrugaLajm

Ai apelon te qytetarët që kur të blejnë një apartament të mos udhëhiqen vetëm nga vendndodhja e tij, por t’i kushtojnë vëmendje cilësisë së ndërtimit.StrugaLajm

“Ne kemi një numër të madh të vendbanimeve në Shkup, të cilat janë shitur me çmime të tregut, dhe pohoj se për pesë vite për shkak të infrastrukturës së dobët do të ndikojë në jetën e popullatës që ka blerë atje banesë. E cila gjë për momentin nuk mund të shihet. Apelojmë që lokacioni të mos jetë kusht primar, por të shihet edhe cilësia e ndërtimit”, tha Serafimovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...