St. Gallen në Zvicër,referendum për ta ndaluar burkan

Qyteti i St. Gallen i Zvicrës pritet të mbajë një referendum për ndalimin e burkës e cila është veshje e përdorur në vendet arabe që mbulon të gjitha pjesët e trupit dhe fytyrës.

St. Gallen mund të bëhet qyteti i dytë zviceran që me ligj e ndalon veshjet të cilat mbulojnë fytyrën në hapësirat publike, shkruan The News.

Gjatë vitit të kaluar, ligjvënësit e St. Gallen kanë hartuar një tekst ku thuhej: “Çdo person i cili bëhet i paidentifikueshëm duke mbuluar fytyrën në hapësirat publike do të gjobitet, pasi që kjo veshje rrezikon sigurinë publike dhe paqen sociale”.StrugaLajm

In : Rajoni

Loading...
loading...