Struga dhe Ohri presin më shumë vizitorë për vitin e ri

Ohri dhe Struga për festat e ndërrimit të motmotit pritet të jenë përplot vizitorë. Më shumë mysafirë pritet të ketë nga Bullgaria, Serbia dhe Shqipëria, por ka prenotime edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. Nëpër hotele vështirë mund të gjendet vend i lirë ndërsa të mbushura janë edhe kapacitetet private.

“Lidhur me kapacitetet e akomodimit në Ohër, mund të lëvdohemi që në fillim të muajit dhjetor, interesi ishte jashtëzakonisht i madh dhe mendoj që tërësisht Ohri dhe të gjitha kapacitetet hotelierike janë mbushur për festat e fundvitit”.

Interes të madh ka edhe për qytetin e Strugës. Në këtë qytet mund të vërehet ardhja e mërgimtarëve të cilët festat do t’i presin pranë familjeve.StrugaLajm

“Kemi mysafirë nga Shqipëria gjegjësisht Tirana dhe Kosova apo më saktë nga Prizreni, Prishtina dhe Gjilani. Organizojmë mbrëmje me muzikë të gjallë ndërsa mysafirët do të kenë edhe aktivitete të tjera, siç është shëtitje nëpër Ohër dhe Strugë”.

Nga Asociacioni i hoteleve thonë që mysafirët këtë vit më shumë kërkojnë prenotime treditore dhe katërditore.StrugaLajm

“Hotelet me nga 3, 4 dhe 5 yje thuajse 100% janë përplot. Viti i ardhshëm presim që jetë edhe më i mirë se ky, për 5 deri 10%.

Për pritjen e Viti të Ri, natën e 31 dhjetorit, çmimet janë prej 30 deri 60 euro, varësisht nga shërbimi dhe vendi.(alsat)

In : Aktuale

Loading...
loading...