STRUGA DHE TË BURGOSURIT E NDËRGJEGJES !

MIRËNJOHJE!

STRUGA DHE TË BURGOSURIT E NDËRGJEGJES !StrugaLajm

Të burgosurit e ndërgjegjes të cilët dhanë gjithë mundin dhe djersën në shërbim të kombit dhe vendit pas shumë vitesh duken disi të harruar dhe të marigjinalizuar pas zhurmës dhe butaforisë së madhe të “lirisë” së krijuar pas konfliktit të 2001. Të burgosurit politik struganë kanë merita si gjithë të burgosurit e mbarë trojeve etnike në mbrojtje të çështjes kombëtare .Vlerësimet për kontributet në shërbim të çështjes kombëtare ua njeh popullata shqiptare Strugës veç partive politike, të cilat duan të t’i përvetsojnë si pjesë të idealit të përbashkët.Por jo,subjektet politike nuk kanë asgjë të përbashkët me idealin dhe qëndrimet tuaja.Ideali i të burgosurve politik ishte përkushtimi dhe sakrifica në shërbim të kombit, ndërsa i subjekteve politike ishte pushteti dhe paraja. Edhe sot, në këtë krizë të rëndë politike, Struga dhe Ilirida kanë nevojë ende për ndihmën tuaj. Respekte dhe mirënjohje!StrugaLajm

Medai Shaholli


Loading...
loading...