Struga, epiqendër e karates me “STRUGA OPEN 2017”

Përfundoi edicioni i 14 – me radhë “STRUGA OPEN 2017”
Ditën e shtunë, 07.10.2017, nën organizimin teknik të k.k “Drini” Struga ishte epiqendra e sportit të karatesë. Qyteti buzëdrinas u zbukurua nga ngjyrat e veshjeve sportive nga rreth 500 sportistë, 55 klube të cilët kishin ardhur nga 5 shtete të ndryshme si: Shqipëria, Kosova, Austria, Mali i zi dhe klubet nga Maqedonia.
Për të nderuar këtë aktivitet, prezent ishte krey më i lartë i federatës së karatesë së Maqedonisë z.Dragan Stojanovski, kryetari i federatës së Karatesë së Shqipërisë z.Petrit Baba, sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës z.Nazmi Gashi, përfaqësues nga Mali i Zi z.Skënder Tahiri si dhe shumë personalitete të tjerë.
Alim Hajredini si organizator i këtij turneu, në fjalimin e tij, përshëndeti të pranishmit, kryetarët prezent në sallë, të gjithë sportistët, gjyqtarët, adhuruesit e sportit të bukur të karatesë, për pjesëmarrjen e tyre ne këtët eveniment kaq të bukur. Ai në mënyrë të veçantë faleminderoj kryetarin dhe bordin udhëheqës të Federatës së Kosovës z. Ismet Krasniqi, të cilët mbështetën fuqimisht këtë aktivitet duke qënë në numër më të madh me sportistë. Ata në këtë aktivitet u paraqitën si përfaqësuese e Kosovës por nuk munguan edhe klubet nga mbarë Kosova.
Ai gjithashtu faleminderoi edhe klubin nga Austria të cilët ishin prezent për herë të parë në këtë turne.
Fjalim përshëndetës mbajti edhe z. Petrit Baba nga Shqipëria, z. Nazmi Gashi nga Kosova, z. Xhemi Hajredini shef i sektorit për arsim dhe kulturë nga komuna e Strugës dhe në fund për të bërë edhe hapjen mori fjalën krytari i federatës së Maqedonisë z.Dragan Stojanovski.
Organizatori në fund ndau edhe mirënjohje dhe plaketa për të gjithë ata që ishin prezent. Mirënjohje u ndanë edhe për sponsorët dhe mediat e këtij evenimenti kaq të rëndësishëm, pa të cilët do të ishte e pa mundur ky aktivitet. Ai publikisht faleminderon: motel “Villa Palace”, N.P “ING-LULI”, resourantet “Pumparella”, “Aquarius”, “Versus”, N.K “Proaqua”, “Rinora” “Magic Store” dhe ata që pranuan sportistët në motelet e tyre Sabri Dauti dhe Driton Ajro.
Për të gjithë sportistët u ndanë, medalje, diploma dhe kupa për katat ekipore.
Gjithashtu u ndanë dy kupa për më masovikët nga jashtë dhe nga vendi. Të cilat ju takuan përfaqësueses së Kosovës dhe K.K “Forca” nga Shkupi.
Në fund të turneut u ndanë edhe kupat kryesor për tre fituesit në rezultatin përfundimtar, që këtë radhu fitues doli përfaqësuesja e Kosovës pasuar nga K.K “ Forca” dhe në vend të tretë u plasua “Uskana” nga Kërçova.

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...